Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vrasja e Bujar Kaloshit, Drejtorit të Përgjitshëm të Burgjeve

    Homazh në 10-vjetorin e vrasjes së ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve

    Bujar Kaloshi, triumf i vlerave të demokracisë

    Vasil TABAKU


    Si mund ta besonim që një ditë nuk do ta kishim mes nesh Bujar Kalo-shin?… Bujar Kaloshi, demokrat, militant i shquar, ish-i dënuar politik, vinte nga familja e madhe e kaloshëve të Dibrës, një familje e shkëlqyer patriotike dhe me vlera të mëdha morale, shoqërore dhe kombëtare. Kontributi i kaloshëve ka mbetur në histori si një vlerë e madhe dhe e pashlyeshme në luftën kundër së keqes dhe veçanërisht kundër komunizmit vrasës. Ndaj dhe pasardhësit e Enver Hoxhës dhe të ish-Partisë së Punës, nuk mund t'ia falnin Bujar Kaloshit guximin, kurajon, trimërinë dhe mbi të gjitha përkushtimin e shkëlqyer ndaj demokracisë dhe triumfit të saj në vend…dhe më 26 korrik 1996 e vranë pabesisht…

    Vrasja e bujshme tronditi mbarë opinionin. Mediat e shkruara dhe elektronike e pasqyruan vrasjen si një akt terrorist të organizatës famëkeqe kriminale të dorës vrasëse të ish-komunistëve "Hakmarrja për drejtësi". Gjithë Shqipëria për një çast mbajti frymën...


    46 vjet internime dhe dëbime monstruoze


    Bujar Kaloshi lindi në fshatin Plug të Lushnjes (ish-sektori i NB-së "29 Nëntori") më 1957. Babaj i tij, Xhevdet Kaloshi, vinte nga një familje e shquar e kaloshëve të Dibrës, të cilët i kanë dhënë kombit me dhjetra dëshmorë. Stërgjyshi i Bujarit, Llan Kaloshi, u njoh jo vetëm në kuvendet e famëshme dibrane, por ai dha edhe një ndihmë të veçantë në luftërat kundër pushtuesëve osmanë, serbë, malazezë, dhe diti të përçojë tek brezat e rinj ndjenjën e lartë të shqiptarizmës, të bujarisë dhe të qëndresës burrërore përballë armiqve. Familja e Bujarit, ishte nga familjet e para që u internua në vitin 1945 në Berat, pastaj në fshatin e shkretë të Turanit në Tepelenë, në Porto-Palermo, përsëri në Tepelenë dhe së fundi, në vitin 1954 në kampet famkeqe të Lushnjes, në Savër, në Pluk, në Gradishtë, në Kryekuq. Plot 46 vjet internime dhe dëbime monstruoze dhe shkatërruese.

    Bujari ishte fëmija i parë që lindi në kampin e përqëndrimit të Plugut dhe të gjithë bashkëvuajtësit u gëzuan, duke parë tek ardhja e këtij fëmije një shpresë se jeta vazhdonte dhe se brezi i ri, i cili do të lindte, do të kishte një tjetër fat, një jetë ndryshe... Por ah, e vërteta dëshmoj të kundërtën. Bujari dhe ata që lindën kampeve të përqëndrimit pas tij, provuan qysh fëmijë peshën shkatërruese dhe gjithë helm të diktaturës. Bujari, sapo përfundoi shkollën tetë vjeçare u detyrua të fillonte punën me kazëm dhe lopatë nëpër kanalet e Myzeqesë, atje ku punonin çdo ditë, prindërit e tij. Bujari e kishte ëndërr shkollën, kulturën, librat. Kështu, pasi mbaronte punën e rëndë, përpiqej të lexonte ndonjë libër, që e tërhiqte dhe pas tre vjetësh bëri përpjekje që të regjistrohej në shkollën e mesme të mbrëmjes në qytetin e Lushnjes. Padyshim që ishte një sakrifice e madhe, që pas punës rraskapitëse nëpër baltrat e fushës të bëje 40 kilometra rrugë me biçikletë (vajtje-ardhje Gradishtë-Lushnje). Bujari kishte një trup atleti, shtatëlart, i fuqishëm dhe tepër i shkathët. Për këtë fizik të shkëlqyer, trajnerët e Lushnjës e ftuan të merrej me sportin e mundjes, ku sipas tyre premtonte shumë. Por shumë shpejt urdhërat nga lart do ta largonin prej sportit.

    Në shkollën e mbrëmjes, Bujari duke qenë tepër kërkues dhe ngulmues në mësime ishte nga më të mirët. Kështu, pasi mbaroi shkollën e mesme të mbrëmjes me rezultate të mira, Bujari vendosi të studionte si autodidakt. Kështu nisi të merrte një kulturë të mjaftueshme dhe ishte në gjendje të përballonte me dinjitet jeten. Nga ana tjetër, babai i tij, Xhevdeti, e nxiste të birin të mos jepej, të shpresonte tek Zoti dhe të mos trembej nga vështirësitë.

    Inicues dhe drejtues i procesve demokratike


    Që në ditët e para të fillimit të lëvizjeve demo-kratike, Bujari u ndodh në ballë të tyre. Kështu që në ditët e para të krijimit të PD-së në qytetin e Lushnjes, Bujari u lidh me nismëtarët e parë, duke u bërë kështu një nga aktivistët më të suksesshëm dhe të zotët në këtë rreth. Bujari mori pjesë në krijimin dhe konsolidimin e dhjetra seksioneve të Partisë Demokratike. Ardhja e Dr. Prof. Sali Berishës në Gradishtë e bëri me krahë Bujarin.

    Në vitet e para të demokracisë së brishtë, Bujari shpalos energji të jashtëzakonshme. Krahas punëve të shumta, Bujari u fut në Fakultetin e Drejtësisë si dhe në Akademinë e Rendit, duke dhënë provimet paralelisht. Bujar Kaloshi po formohej dhe po ridimensionohej si intelektual i vlerave moderne. Ai kishte bindjen se, vetëm një shtet demokratik ligjor do ta çonte përpara këtë vend të shkatërruar dhe të varfëruar tragjikisht nga diktatura më e egër komuniste në kontinent.

    Kështu, duke parë përpjekjet dhe angazhimin e tij, kryesia e PD-së, e caktoi Bujarin në drejtimin e Policisë Financiare. Një institucion i ri, tepër delikat dhe që kërkonte, horizont, drejtësi, pjekuri dhe kulturë profesionale. Puna e Bujarit pati mjaft sukses. Ai nuk u pajtua kurrë me abuzimet dhe korrupsionin. Duke qenë shembull ndershmërie dhe përkushtimi, vlerash dhe pune kërkuese Bujari fitoj simpatinë dhe respektin e të gjithëve.

    Në vitin 1995, duke çmuar punën dhe kontributin e Bujarit, vlerat dhe aftësinë e tij, Qeveria Demokratike, e emëroi Bujar Kaloshin, Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë me gradën e lartë të kolonelit. Padyshim që ishte një detyrë tepër e vështirë, delikate dhe me përgjegjësi të lartë. Por kolonel Bujar Kaloshi iu përvesh punës me besim dhe kurajo të lartë. Ai nisi të zbatonte reformat bashkëkohore në institucionin e vështirë të vuajtjes së dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare. Ai shëndrrohet kështu në një vizionar dhe stimulues i moderacionit. Tashmë ishte pagëzuar me yllin e një demokrati bashkëkohor, i cili do të jepte kontributin e çmuar për konsolidimin e institucioneve në vend. Figura e Bujar Kaloshit po konsolidohej dhe po fitonte peshë për të ardhmen. Por pikërisht shpalosja e këtyre vlerave dhe tipareve të njeriut të paepur, në mbrojtje të ligjit dhe parimeve të demokracisë moderne e të vërtetë, u vrau sytë neokomunistëve dhe gjithë të inkriminuarëve enveristë, të cilët në mënyrë të fshehtë kishin përgatitur skenarin ogurzi për rrëmbimin me dhunë të pushtetit dhe rikthimin në pushtet të neodiktaturës së majtë. Kjo natyrisht sipas logjikës socialkomuniste dhe marksisto-enveriste fitohej me tytën e pushkës. Për këtë, kolonel Bujar Kaloshi, do të ishte nga të parët, i cili do të vihej në shënjestrën vrasëse të nomeklaturës kriminale të majtë. Ata do të zbatonin kështu terrorin stalinist për rrëmbimin e pushtetit të brishtë demokratik.


    Vrasja makabre


    Në mëngjesin e 26 korrikut 1996, Bujar Kaloshi si zakonisht u bë gati për punë. Piu një kafe me prindërit, u nda me të shoqen dhe dy vajzat adoleshente që shkonin në shkollë dhe hipi në makinë. Ishte vetëm më shoferin e tij dhe nuk e mendoj se vdekja i kishte zënë pusi. Por sapo po dilnin në fushën e vjetër të aviacionit, tre vetë i dalin përpara dhe i luten me shënjë që të ndalonin. Mendoi se ndoshta kishin ndonjë hall apo problem për ndonjë të afërm të burgosur që kishte nevojë. Por nuk ishte kështu. Me të ndaluar vetura ata i drejtuan armën Bujar Kaloshit, duke qëlluar me tërë breshërinë e karikatorit dhe menjëherë hipin në një veturë, e cila i priste në fshehtësi, duke ikur me shpejtësi dhe zhduken "pa lënë gjurmë". Ishte një vrasje gjakëftohtë e llogaritur dhe e studiuar mjaft mirë dhe me profesionalizëm të lartë. Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Sali Berisha, i cili e përjetoi në nënyrë të veçantë këtë ngjarje tronditëse e dekoroi Bujar Kaloshin me titullin e nderit "Pishtar i Demokracisë" dhe me titullin e lartë "Martir i Demokracisë". Vepra e tij mbeti e skalitur në monumentin e madh të demokracisë...





    RD

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Aktualitet

    Nderohet me medaljen e artë të shqiponjës për shërbime të shquara civile


    Kujtim Frangu martir i votës së lirë


    Ndonëse kalojnë ditët e vitet, ndonëse po afron një dhjetëvjeçar nga ndarja me Kujtim Tofik Frangun,ai sa vjen e madhështohet, sa vjen e na thërret për kohën e demokracisë për lirinë e vërtetë, për votën e lirë në mbrojtje të së cilës ai ra për të mos u harruar kurrë. Nderim në kohëra e breza, nderim në përjetësi!

    Kujtim Tofik Frangu, mësuesi nga Lisi historik i Matit, demokrati i orëve të para, biri i një familje e fisi atdhetar e nacionalist, kullë e demokracisë dhe e persekutimit çnjerëzor nga diktatura moniste, njeriu i shembullit dhe urtësisë demokratike më 29 korrik 2006 në njërën nga sallat e Muzeut Kombëtar u dekorua me medaljen e artë të shqiponjës për shërbime të shquara civile akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu. Një ceremoni e thjeshtë, por e madhërishme për nga vlerat, për nga rëndësia e saj në nderim të njërit prej martirëve të paharruar të atij që ra për votën e lirë.

    Një jetë plot gjurmë, dhimbje e qëndresë, një jetë me plot sakrifica e përpjekje, një jetë e përkushtuar për demokracinë, kjo ishte dhe mbeti deviza e Kujtim Tofik Frangut të Lisit. Është vërtetë detyrim njerëzor e krenari të shkruash për Kujtim Frangun, por është edhe vështirë e peshë e rëndë, sepse bëmat dhe veprat e tij, shembulli i mençurisë e guximit, shembulli për demokraci, sakrifica e jetës për votën e lirë, flasin shumë e do t'u tregojnë në kohëra breznive, njerëzore të Matit e të mbarë Kombit shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve.

    Kujtim Frangu lindi më 1 Maj 1955 në fshatin Lis të Matit në një familje qëndrestare përballë regjimit monist. I ati, Tofiku, i dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 20 vjet burg e provoi kalvarin e mundimeve, i provoi prangat dhe qelitë. Kujtimi me vëllezërit e motrat, me rrethin fisnor provuan syrin tinzar dhe përndjekjen nga sejmenët e regjimit të diktaturës.

    Atyre ua privuan shumë të drejtat ndaj edhe mbijetuan nën pranga presekutimi të futur në kthetrat e luftës së egër klasore.

    Kujtim Frangu ishte djalë me intelekt të mprehtë, i pasionuar për dituri, i dashur e i thjeshtë me shpirt të zjarrtë atdhetar e demokrat i vërtetë. Edhe notat në shkollë nuk ia vinin atë që meritonte. Më 1972, mbaroi me sakrifica të ralla Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Burrel, ndonëse banonte në Lis. I binte të rrugëtonte rreth 4 orë në ditë në këmbë ec e jakje. U dallua për zotësi në mësime, për kulturë e mirësjellje, për shembull në veprimtaritë në dobi të mësimit. Punoi në arat e kooperativës në punët më të vështira.

    Pas vitit 1991 u përfshi në lëvizjen e re demokratike, duke u bërë kryetari i degës PD në fshatin e lindjes, në Lis të Matit.

    Po atë vit punon si Drejtuesi i Pushtetit vendor në Komunën Lis dhe më pas zgjidhet përfaqësues i PD në organet drejtuese të Komunës Lis.

    Kudo u shqua për ndershmëri e korrektësi, për organizim e shembull në zbatimin e detyrave. Gjatë zgjedhjeve parlamentare të Qershorit 1977 (gati 10 vjet më parë) ndahet tragjikisht nga jeta gjatë detyrës së komisionerit në qendrën e votimit në Komunën e Lisit. Kujtim Frangu u vra nga gjaksorët e etur për pushtet, nga dora kriminale që donte të thyente Komisionin. Kujtimi qëndroi e ra për demokracinë, për mbrojtjen e votës së lirë.

    Edhe të shtunën më 29 korrik 2006 kur u organizua ceremonia në Muzeun Kombëtar, dukej sikur Kujtim Frangu ishte gjallë, aty përballë në piedestalin e lirisë, në kujtesën e brezave. Në këtë ceremoni foli edhe drejtuesi i PD në Lis të Matit, i cili pasqyroi vlerat e figurës së martirit të lirisë, rolin e aktit e përkushtimin demokratik si dhe provat e shembullit prej demokrati të vërtetë. Po kështu, thanë fjalën e tyre edhe kryetari i Komunës së Lisit, Agim Selita, përfaqësues të shoqatave të persekutuarve Lili Ndoci, dhe sekretari organizativ i PD Flamur Noka. Me krenari e dhimbje si dhe duke lartësuar ato vlera të Kujtim Fragut e familjes së tij, të Lisit nacionalist foli edhe kryetari i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahiu. Figura e Kujtim Frangut sa vjen e rritet, ai bën thirrje ta mbrojmë demokracinë votën e lirë, ta mbrojmë kombin dhe ligjin, tha midis të tjerash kryetari i Bashkisë së Kamzës, Agim Cani.

    Afrim Krasniqi, përfaqësuesi Presidencës i dorëzoi dekoratën të atit të Kujtimit, Tofik Frangu. "Falenderoj Presidentin, gjithë partitë politike, falenderoj shokët e mi të persekutuar, u shpreh babai, Tofik Frangu)

    Fjalë zemre thanë mjaft të pranishëm midis tyre si Veli Rada, Vangjush Gambeta, Murat Basha, deputeti i Zonës, Idriz Xhumara, vëllai i tij Shkëlqim Fragu etj.

    Ky është një vlerësim për vlerat e demokratëve, vlerësim për Lisin e Matit, për gjithë njerëzit e ndershëm të atdheut, nderin për Kujtim Frangun, martirin e votës së lirë.


    Mevlud Buci, Drejtor i Shkollës "Kolë Jakova"





    RD

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Marte, 15 Gusht 2006


    PORTRETI I NJE HEROI DEMOKRAT:RUANI VOTEN E LIRE, THERRET ZERI I KUJTIM FRANGUT NGA LISI I MATIT.

    Me propozim te Komunes se Lisit dhe Keshillit te rrethit, Kryesia e Keshillit te Rrethit Mat, me vendim Nr.13, date 28.07.1997, e ka shpallur Kujtim Tofik Frangun “ Deshmor te Atdheut” me motivacionin: “ Rene ne krye te detyres ne komisionin e votimit gjate zgjedhjeve te Kuvendit Popullor me 29 qershor 1997” nderkohe qe me dekret te Presidentit te Republikes Alfred Moisiu Nr. 4984 date 20.07.2006, Kujtim Tofik Frangaj (pas vdekjes), dekorohet me Medaljen “Per Merita te Veçanta Civile “ me motivacionin : “ Per kontributin e dhene, duke sakrifikuar dhe jeten, ne zhvillimet demokratike, ne mbrojtje te votes se lire”.

    Kronike e shkurter.
    Ne ceremonine e organizuar me kete rast nga dega e PD se se rrethit te Matit dhe deputeti i zones Idriz Xhamara, asistuan perfaqesues te forcave te ndryshme politike, deputete te Kuvendit Popullor, perfaqesues te shoqates se te perndjekurve politike, perfaqesues te qeverisjes vendore pjestare te familjes, miq, shoke, te aferm etj.

    Fjalen e hapjes se kesaj ceremonie te thjeshte por mjaft kuptimplote dhe aktuale per situaten qe po kalon sot vendi ne prag te fushates per zgjedhjet lokale, e mbajti kryetari i komunes se Lisit ne rrethin e Matit Agim Selita. Pershendeten perfaqesues te forcave te ndryshme politike si Flamur Ndoka, Ekerem Spahia, deputeti i Matit Idriz Xhamara etj.

    Ne emer te Presidentit Moisiu, Afrim Krasniqi, i dorezoi familjes se Kujtimit dekoraten e akorduar me kete rast...Jeten e Kujtimit dhe te familjes se tij, e ka pasqyruar Xhafer Martini ne librin e tij nen titullin kuptimplote : “Kujtim Frangu, jete e nderprere per jeten”...

    I pervuajtur, i perndjekur, por me dinjitet...
    Kujtim Frangaj jetoi vetem 42 vjet. Por, jeta nuk matet me vitet qe jeton thote Xhafer Martini por, me kualitet njerezore. Mund te jetosh edhe njeqind vjet dhe te mos besh asgje te madhe per shoqerine. Mund te jetosh pak dhe te besh shume. Mjaft njerez te shquar kane jetuar pak dhe kane vdekur te rinj.

    Kujtim Frangu me historine dhe zemren e tij te madhe e qe dinte te falte, eshte misherimi me i nje njeriu te vuajtur e te persekutuar nga sistemi i diktatures se proletariatit me te gjitha peripecite e asaj kohe. Po nuk vuajte nuk di edhe te falesh. Kujtimi jetoi dhe u sakrifikua “...ne ate hapesire lirie qe iu krijua per te shfaqur vehten” dhe shpalosur virtytet e tij vetem ne demokraci.


    Jeta ka ritmin e saj...
    Kujtimi nuk pushonte kurre. Gjithnje ne levizje, nxitonte. Puna e sotme nuk duhet lene per neser. Keshtu thosh. Edhe oret e gjumit nuk i ka bere te plota. Ishte nje prirje e karakterit te tij per te fituar kohen ne sherbim te demokracise, nderit, lirise dhe dinjitetit te njeriut. Sikur ta dinte se do te shkonte i ri dhe qe kish nje mision te madh per te permbushur.

    Zoti, njerezve si Kujtimi, duke i shkurtuar kohen e te jetuarit, u jep ngutjen, persosmerine ne pune e cila arrihet me te paren, ritmin, energjine e duhur dhe persosmerine per misionin qe kane si qellim per te permbushur.

    Dhe keto veti, i realizojne me intuiten e tyre, me ndjeshmerine e tyre si te kishin vetine e paralajmerimeve hyjnore. Ai e kishte parandjere vdekjen, madje perpara Tofik Frangut te cilit i ishte shprehur me pare per kete fakt.

    Miresia, veti qe buronte nga vuajtjet e Kujtimit
    Jeta gjithe vuajtje per shkak te luftes se ashper te klasave edhe ne Lis te Matit, i kishin kalitur Kujtimit ndjenjen e miresise, tolerances, miqesise, drejtesise dhe marredhenieve mjaft te mira me njerezit, kushdo qofshin ata. Çiltersia ne komunikim me njerezit, fjale embelsia aq sa i lejonte hapesira e tij morale e per sa kohe qe nuk do t’i shkelje ne gjerat e tij te shenjta e te shtrenjta.

    Embelsine, respektin reciprok dhe sjelljen e tij dinjitoze ne marredheniet me njerezit, Kujtim Frangu e kishte te edukuar thelle qysh ne vogeli dhe ne rinine e hershme.”Njerezit jane si pjeshket dhe si dardhat qe behen te embla pak para se te prishen” i referohet Xhafer Martini Holmesit duke nenkuptuar faktin se kete “embelsi” qe rrjedh nga pervuajtjet dhe mundimet e jetes te cilen Kujtimi e kish veti te tij qysh ne rini, mjaft njerez te pamunduar e me nje jete normale, e fitojne ne moshe te thyer.

    “Duhet te falim ne qe te pendohen te tjeret”. Njerez si Kujtimi dine te falin edhe pas vdekjes.
    Nje jete veçse falje edhe ndaj atyre qe zhvillonin me ashpersi “luften e klasave” sidomos ne Lis dhe ne Mat. Asnjehere dhe ne asnje rast shenjen me te vogel te hakmarrjes edhe ndaj atyre qe e kishin persekutuar dhe fyer dinjitetin e tij si njeri dhe familjes.

    Njelloj si “Krishti i kryqezuar”, por me besimin e madh se nje dite do te fitonte lirine e tij. Dhe faljen e bente ne emer te nje jete tjeter, jete me dinjitet, me te bukur e me te mire per te gjithe, jeten nen nje demokraci te vertete, ne emer te se nesermes. Kujtimi e shprehte se me urrejtje nuk shkohet larg. “Duhet te falim ne qe te pendohen te tjeret. Jemi te lire nga shpirti dhe nga mendimet” thoshte Kujtimi. “Njeriu qe nuk ka vuajtur, nuk di te fale”.

    I sakrifices per te tjeret deri ne vetflijim. “I miri i shokeve”
    Ishte idealist me tere kuptimin e kesaj fjale. Ndjenja e sakrifices dhe e vetflijimit i ishte rrenjosur ne gjak. Pa buje, pa zhurme, perdite, ne forma te ndryshme te te gjendurit per te tjeret e per t’i ndihmuar ata. Nena e quante Kujtimin: “ I miri i shokeve “. Linte punen e tij per te mbaruar me pare punen dhe hallet e shokeve, te njerezve, ciletdo qofshin.

    Fitorja e demokracise ne vitin 1991, ia rriti krahet idealizmit dhe perkushtimit te tij. Ai besonte tek lumturia dhe liria njerezore. Siç i referohet Xhafer Martini, Shantall Millon – Desal : “ Politikisht liria çon ne krye te shtetit...jo me te miret. Ekonomikisht liria ua le pushtetin egoisteve dhe te shkathteve, te gateshem per ta mbytur bashkesine”. Por Kujtimi, besonte tek lumturia njerezore, tek liria e njeriut dhe kishte shprehur bindjen e tij se ato nje dite do te vinin per te gjithe.

    Si e kuptonte Kujtim Frangu demokracine ?
    “ Aq sa nuk dua te jem skllav, po aq nuk dua te jem edhe zoteri. Keshtu e kuptoj une demokracine. Gjitheshka qe nuk perputhet me kete koncept, bie ne kundershtim me demokracine”. Keshtu ka thene Abraham Linkolni ish Presidenti i SHBA. Kjo shprehje kuptimplote e cituar nga Xhafer Martini, perputhet me idealizmin dhe perkushtimin e Kujtim Frangut dhe karakterizon e shoqeron tere veprimtarine e tij si demokrat i lindur, kryetar i PD se ne Lis te Matit dhe komisioner i votes se lire per te cilen Kujtimi dha edhe jeten i goditur me plumb nga nje dore gjakatare diten e zgjedhjeve per deputetet e Kuvendit te Shqiperise te vitit 1997.

    Vdekja eshte e bukur kur ndodh per bukurine e jetes
    Ka shume rendesi se si jeton, por me shume rendesi ka se si vdes. Vdekja tregon se ç’njeri ke qene thote populli. Vdekjet me te bukura jane si ajo e Kujtim Frangut. Te biesh hero nga plumbi per nje ideal te larte, per lirine e njeriut, per te drejten e votes se lire ne demokraci. Mund te vritesh edhe per pune te keqia dhe atehere shkon si “qeni ne rrush” thote serish populli. Mund te vdesesh ne krevat dhe sado i madh te kesh qene, thone : “ nderroi jete ”, “ U shua “, “ U nda nga jeta “ etj. Por vdekja eshte e bukur kur ndodh per bukurine e jetes. E tille ishte ajo e Kujtim Frangut. Zoti kur don, te shperblen edhe me vdekjen.

    Nga Spiro Nakuçi

    KJ

  4. #4

    “Duam të dimë pse u vra babai ynë, Bujar Kaloshi”

    Duam të dimë pse u vra babai ynë, Bujar Kaloshi

    29/07/2008 - 12:41


    • Klodiana Lala

    Të veshura me të zeza, me dhembjen e madhe që kanë në shpirt për humbjen e njeriut të tyre më të dashur, dy vajzat e Bujar Kaloshit, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i cili u ekzekutua në vitin 1996, mbajtën dje në duar titullin “Nderi i Kombit”, që Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi pas vdekjes të rënit në krye të detyrës. Vilma Kaloshi, e cila është lindur dhe rritur në kamp internimi, tha se “është një nder i madh për gjithë familjen vlerësimi i kontributit që njeriu i dashur i tyre dha për vendin”. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Vilma kërkon që vrasësit e babait të saj të mbyllen në qeli, të zënë vendet bosh në kafazin e hekurt. “Një dënim në mungesë nuk është i mjaftueshëm”, - thotë Vilma, duke shpresuar se drejtësia një ditë do të vihet në vend…

    Presidenti i Republikës, z.Bamir Topi i akordoi babait tuaj të ndjerë, titullin “Nderi i Kombit”. Si e pritët këtë moment?

    Për mua dhe motrën time e gjithë familjen tonë, ishte një nder dhe moment i veçantë, vlerësimi i kontributit që babai ynë dha për demokracinë në veçanti dhe për shtetin ligjor. Presidenti i Republikës z.Bamir Topi e nderoi me titullin më të lartë “Nderi i Kombit”, ashtu siç ishte dhe vetë kontributi dhe siç ishin vetë parimet e babait tonë, i cili dha dhe jetën. Për ne ishte një moment shumë emocionues, shumë i veçantë, që do të ngelet gjithë kohës në kujtesën tonë.
    Mendoni se drejtësia ka bërë aq sa duhet për babain tuaj?
    Këtë nuk e gjykoj dot unë, ka bërë apo nuk ka bërë. Por falënderojmë dhe njëherë për këtë çështje Presidentin e Republikës, për linjën që po ndjekin në Prokurorinë e Përgjithshme, për zbardhjen e çështjes së babait tonë. Ne duam që në bankën bosh të të akuzuarve të jenë vërtetë kriminelët. Duam të dimë arsyen pse u vra babai ynë, pse u vra Bujar Kaloshi. Finalja e kësaj piste do jetë vetëm kur kriminelët të mbushin vendet bosh në kafazin e hekurt. Dënimi në mungesë i tyre për ne është i pamjaftueshëm. Le të shpresojmë se nuk do të ndalet këtu.

    Ju kërkoni që në qeli të dërgohen të cilësuarit si anëtarë të organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”, pasi shkalla e parë e gjyqësorit i ka cilësuar fajtorë për vrasjen e babait tuaj?

    Nëse ata janë të akuzuar ose jo, këtë ia kemi lënë në dorë drejtësisë. Është i vetmi institucion që mund ta gjejë të drejtën. Nëse vrasësit e babait tonë janë anëtarët e kësaj organizate, atëherë le të sillen në vendet bosh të të akuzuarve. Në emër të kontributit që ai dha për vendin, shpresojmë dhe besojmë se vrasësit do të marrin dënimin e merituar dhe do të vihet drejtësi. Gjithashtu shpresojmë që shteti të mos lërë në harresë problematikat që familja jonë mbart prej 12 vitesh.

    Na flisni për vuajtjet në kampin e internimit..

    Është e vërtetë që babai ynë, familja jonë dhe shumë familje të mëdha u lindën dhe rritën në internim, aty krijuan dhe familje me breza. E vërteta është se dhe unë u rrita në internim, në atë moçal, në atë pellg ku gjyshi im, babai, nëna dhe të tjerë me radhë vuajtën gjatë gjithë jetës së tyre. Unë dola nga internimi kur isha 11 vjeçe. E vetmja gjë që kishim në atë tmerr jete, sepse ishte çdo gjë e limituar, ai njeri na ushqente vetëm për dijen. Ai lexonte jashtë mase, ishte i etur për dijen. Na thoshte se “një ditë do vijë kur do të jemi të lirë, por ju duhet të jeni të zotët ta vlerësoni atë ditë”. Gjëja që na ka dhënë, nëse mund të shprehem kështu, ka qenë edukata, dinjiteti dhe personaliteti që brendësoi tek ne.

    Pas vrasjes së tij dhe tani në tërë këto vite jeni ndjerë të kërcënuar?

    Jo, absolutisht. Nuk jemi ndjerë të frikësuar. Por të vrarë shpirtërisht për humbjen e tij, për sesi pastaj jeta jonë vazhdoi. Të kërcënuar nga dëshpërimi i jetës që na ra, mua personalisht, vajzës së madhe në një moshë fare të vogël, 15 vjeç, në një moment kur duhet ta kisha babain, ai nuk ndodhej më. Në një moment kur çdo gjë evoluonte dhe ecte me ritme të shpejta, kur unë sapo kisha dalë nga fëmijëria e tmerrshme e internimit, nuk e kisha babain. Humbja e babait për mua, motrën, nënën time, gjyshen, gjyshin dhe pjesën tjetër të familjes ka qenë shumë e madhe. Kjo dekoratë që Presidenti i Republikës i akordoi babait tonë, është një nder i madh për familjen. Gëzojmë sot, që e marrim në duar atë që babai ynë la pas.

    Gazeta Shqiptare

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta shqiptare e malltezo aniles alb bollino edvin.. ..ka arritur majat e hipokrizise..
    as zp ne kulmin e saje nuk luante te tilla lojra ..

    nga nje ane kjo gazete mban kontakte te rregullta me banden hakmarrja duke i dhene krejt perkrahjen e saje mjeshterore.. e ketej ben sikur tregon interes per viktimat e kesaj bande..sic eshte kaloshi..

    si ka mundesi kaq edepseza te jene keto mantenutat e mafies qe punojne ne gsh..

    kaloshi u vra nga altin arapi me banden e tij.. e klodiana e derguar nga altini.. indirekt i ben presion kesaj familjeje te mjere..
    saken se bzani..se ju zhdukim..se ne jemi .. prersidenti e kryeministri i vertete i shqiperise..

    kete don te thote gsh-ja.. zedhensja e kanibaleve..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Drejtesia mund te vonoje por nuk humbet. Ne nje menyre apo tjeter gjerat do sqarohen dhe fajtoret do ndeshkohen. Vetem duhet durim

  7. #7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Mos Harroni Bujar Kaloshin!

    Reshat Kripa: Mos e harroni Bujar Kaloshin!
    E Merkure, 27-07-2011, 08:02pm (GMT+1)



    MOS HARRONI BUJAR KALOSHIN!



    Nga Reshat Kripa



    Duke parë sekuencat e filmit mbi jetën e Bujar Kaloshit, nuk e di sepse zemra ime ndjeu një dhimbje.. Para syve më doli fytyra e qeshur dhe plot gjallëri e tij, në ato ditë të zjarrta të ndërrimit të sistemeve, para njëzet viteve. Djaloshi i lindur dhe rritur baltrave të Plugut dhe Gradishtës, ku e kishte degdisur familjarisht regjimi totalitar, nuk kishte se si të mos ishte i qeshur dhe plot gjallëri, në ato ditë historike kur zemra e tij vlonte nga dashuria për lirinë dhe demokracinë e mohuar për gati pesëdhjetë vjet. Më dilte para syve fytyra e këtij trimi, që pa hezituar u bë një nga nismëtarët e shoqatës tonë, duke qëndruar gjithmonë në ballë të saj. E shihja atë djalë të lidhur pazgjithmërisht me Partinë Demokratike, me të cilën u bashkua pasi tek ajo shikonte të mishëruara të gjitha parimet për të cilat kishte luftuar fisi i tij i madh.

    Mos e harroni Bujar Kaloshin!

    Më kujtohet ajo ditë e zezë e 26 korrikut të vitit 1996, kur duart kriminale të trashëgimtarëve të etërve sadistë komunistë, qëlluan zemrën e këtij djaloshi. Ato plumba nuk goditën vetëm zemrën e Bujarit. Ato goditën zemrat e mijra të përndjekurve politikë, në të katër anët e atdheut tonë të martirizuar. Goditja ishte preludi i asaj që po përgatitej prej kohësh, përmbysja e fitoreve të demokracisë së porsalindur dhe rivendosja e pushtetit të ish komunistëve. Kjo gjë u realizua një vit më vonë, nëpërmjet rebelimit të armatosur të vitit 1997.

    Mos e harroni Bujar Kaloshin!

    Kemi pesëmbëdhjetë vjet që atë nuk e kemi më midis nesh. Kemi pesëmbëdhjetë vjet që presim të ndëshkohen kriminelët që qëlluan mbi të. Dhe ky nuk është rasti i vetëm. Më lejoni të përmend këtu emrat e ndritur të antarëve të tjerë të shoqatës tone që kanë rënë nën breshërinë e plumbave të barbarëve, emrat e Lekë Çokut e Besnik Hidrit, Besim Manolit e Valter Harizajt, Viron Rrapajt e Gëzim Shabanit, Bashkim Shkurtit e Fredi Shehut si dhe plot të tjerëve. Të gjithë këta prehen në varr pa gjetur qetësi, pasi fajtorët nuk janë ndëshkuar ende.

    “ Gjaku kërkon gjakun thonë! U ngritën gurët nga varret dhe folën! U ngritën malet dhe thanë dhe më i mbrapmi vrasës u zbulua! “

    Kështu shkruante Shekspiri i madh disa shekuj më parë. Kurse në vendin tonë, në

    shekullin e XXI-të, ky ligj nuk funksionon. Kriminelët enden lirisht rrugëve të Brukselit apo Zyrihut, ndoshta edhe atyre të Tiranës, duke kryer krime të tjera dhe prokuroria e jonë nuk është e zonja t’ia këthejë drejtësisë. Nuk e dimë, nuk është e zonja, apo mos vallë nuk do që t’i kthejë? Kjo pyetje kërkon përgjigje prej tyre.

    Mos e harroni Bujar Kaloshin!

    Ndëshkimin e fajtorëve e kërkon zemra e babajt të tij krenar, zemra e nënës së tij të përvuajtur, zemra e gruas së tij të re dhe e vajzave që u rritën pa prindin e tyre pranë, zemra e vëllajt dhe motrave të tij. Ndëshkimin e fajtorëve e kërkojmë edhe ne, shokët e tij të vuajtjeve dhe halleve. Së fundi e kërkon edhe shpirti i tij që nuk mund të prehet në paqe deri sa të vendoset drejtësia.

    Mos e harroni Bujar Kaloshin!





    SIMBOLI I BURRËRISË



    Kushtuar, Bujar Kaloshit, me rastin e

    pesëmbëdhjetëvjetorit të vrasjes, më

    26 korrik 1996..



    O Korab, fole kreshnikësh, o çati e Shqipërisë,

    Përse e ke ulur kokën, o simbol i trimërisë?

    Thellë në zemër më goditën, më goditën në Tiranë,

    Në një ditë të nxehtë korriku, zemrën time dysh e ndanë.



    Zemrën time dysh e ndanë, ata plumba të mallkuar,

    Seç goditën zemrën djalit, trimit tim të paharruar.

    pesëmbëdhjetë vjet lëngoj, pesëmbëdhjetë vjet që pres

    Të vendoset drejtësia, të mos mbetem më me shpresë.



    Si kushtrim buçet nga larg, zëri djalit që ushton,

    Si një klithëm, si një britëm, nëpër shkrepa uturon.

    Uturon nëpër shkrepa, zëri i djalit të ri,

    Mos më lini në harresë, dua vetëm drejtësi!



    S’dua llafe, s’dua përralla, s’dua vargje, s’dua këngë,

    Ato le t’i lemë prapa, ato brezat le t’i nxënë,

    Jam këtu mbushur me brengë, nuk po gjej dot rehati,

    Dua, dua drejtësi, të prehem në qetësi!



    Ngrihe kokën mal i lartë, mos qëndro i pezmatuar,

    Biri yt ka fluturuar, lart në qiellin e amshuar!

    Lart në qiellin e amshuar, engjëjt e kanë rrethuar,

    Si simbol të burrërisë, përgjithmonë i paharruar!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vrasesi dhe njesiti i tij vrases sot livadhisin ne bruksel e zvicer e vende tjera ku kan marre dhe letrat si te perndjekur politik.. kurse shoket e tjere te vrasesit ndertojne pallate 20 kate ne tiran e i shesin nga 1000 euro metro katrorin..

    kurse mentoret e vrasesit dalin ekraneve e bilbilosin..
    gjysma e parlamentit eshte bith e brek me kta vrases..
    trecereku i gazetave dhe ekraneve i kan idol keta bandite e i mbrojne e u a zbukurojne fytyren kanibalve te bandes hakmarrja..


    kjo eshte tragjedia jone..

    lavdi kaloshit..

    ngushellime familjes..

    ne sketerre vafshin vrasesit e sojet e tyre..

    ..

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    vrasesi dhe njesiti i tij vrases sot livadhisin ne bruksel e zvicer e vende tjera ku kan marre dhe letrat si te perndjekur politik.. kurse shoket e tjere te vrasesit ndertojne pallate 20 kate ne tiran e i shesin nga 1000 euro metro katrorin..

    kurse mentoret e vrasesit dalin ekraneve e bilbilosin..
    gjysma e parlamentit eshte bith e brek me kta vrases..
    trecereku i gazetave dhe ekraneve i kan idol keta bandite e i mbrojne e u a zbukurojne fytyren kanibalve te bandes hakmarrja..


    kjo eshte tragjedia jone..

    lavdi kaloshit..

    ngushellime familjes..

    ne sketerre vafshin vrasesit e sojet e tyre..

    ..
    brari,,,fatkeqsishte ne shqiperi ndodhe e kunderta kriminela jetojne ne parajse dhe heronjte ne "Ferr"

  10. #10
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    vrasesi dhe njesiti i tij vrases sot livadhisin ne bruksel e zvicer e vende tjera ku kan marre dhe letrat si te perndjekur politik.. kurse shoket e tjere te vrasesit ndertojne pallate 20 kate ne tiran e i shesin nga 1000 euro metro katrorin..

    kurse mentoret e vrasesit dalin ekraneve e bilbilosin..
    gjysma e parlamentit eshte bith e brek me kta vrases..
    trecereku i gazetave dhe ekraneve i kan idol keta bandite e i mbrojne e u a zbukurojne fytyren kanibalve te bandes hakmarrja..


    kjo eshte tragjedia jone..

    lavdi kaloshit..

    ngushellime familjes..

    ne sketerre vafshin vrasesit e sojet e tyre..

    ..
    Brari me behet qefi shume qe ti edhe shume te tjere ketu i bejn omazhe Bujar Kaloshit. Sote per here te par te kam par ty personalisht te shkruash dicka qe une jam plotesisht dakort. flas per ate qe ke shkruajtur me siper. Une njoh fisin kaloshi shume mire sidomos ate te Bujarit dhe kusherinjt e tij qe jetuan ne te njejtin kamp internimi me te.
    Dua te bej vetem nje pyetje ty. Kush ishte ne krye te qeveris kur u vra Bujari?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 28-07-2011 më 22:21
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 15:49
  3. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •