Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Albanologjia dhe gjuha shqipe

    Ėshtė kėnaqėsi qė njė shqiptar ėshtė profesor i shqipes nė Institutin e Gjuhėsisė sė Pėrgjithshme e Indoeuropiane tė Universitetit tė Mynihut, siē e lexuam nga shkrimi i djeshėm dhe intervista me prof. Bardhyl Demiraj. Madje i takon tė jetė: njė shqiptar, Martin Camaj, e ideoi dhe i dha trajta nė vitet ‘60, ‘70 e ‘80 tė shekullit tė kaluar asaj qė quhet “Lehrstuhl für die Albanologie”. Pėr tė qenė mė tė saktė, duhet thėnė se Camaj i dha qysh herėt njė status “ideal”, tė cilin sot kjo profesurė nuk e ka mė: dikur, nė varrimin e tij, e pata thėnė se Camaj ishte njė Akademi shqiptare nė mėrgim, njė akademi alternative qė mundohej tė mbushte gjithė atė zbrazėti qė linin mistifikimet, gėnjeshtrat dhe heshtjet e Akademisė sė RPSSH dhe tė Krahinės Autonome tė Kosovės. Kėtė punė ai e pat nisur qė nė Romė me revistėn “Shźjzat” qė e drejtoi sė bashku me Ernest Koliqin, njė enciklopedi e vėrtetė e botės shqiptare. Kėshtu pra edhe nė Mynih Camaj, veē mėsimdhėnies, hartoi e botoi jo vetėm monografi gjuhėsore si “Ndėrtimi i shumėsit nė shqipe” ose “Gramatikė e shqipes” (ku e trajton kėtė gjuhė nė tė tri shtyllat e saj: toskėrishte, gegėnishte, arbėreshe), punime dialektologjike si ato pėr tė folmet arbėreshe, por ishte nxitės e bashkėditor i serisė sė famshme “Albanische Forschungen”, mu nė vazhdėn e mėsuesve e kolegėve tė tij Georg Stadtmüller ose Alois Schmaus dhe nė bashkėpunim me historianin Peter Bartl dhe gjuhėtarėt mė tė rinj se ai Walter Breu, Hans-Jürgen Sasse, Elvira Glaser etj. Nė serinė “Albanische Forschungen” dolėn vepra themelore pėr albanologjinė si studimet e Statdmüllerit dhe Bartlit pėr historinė e hershme tė Shqipėrisė, ato tė Haeblerit, Boretskyit ose Sasses pėr lėmenj tė gjuhės dhe dialekteve, deri dhe kujtimet e Eqerem bej Vlorės, siē i njohim tani edhe nė pėrkthimin shqip.
    Pra albanologjia e Camajt ishte diēka tjetėr nga mėsimi i gjuhės shqipe sot nė kuadrin e Gjuhėsisė Indoeuropiane. Kjo sepse aty pėrfshihej edhe historia, edhe etnografia, edhe politologjia – gjithēka pėrfshinin dijet humane pėr shqipen dhe Shqipėrinė. Ishte personaliteti i tij poliedrik dhe situata politike e kohės. Kjo nuk mund t’u heqė asnjė grimė meritave tė Wilfried Fiedlerit ose Bardhyl Demirajt si gjuhėtar i njė kalibri tė lartė, e njohės tė shkėlqyer tė shqipes tė dy, mirėpo fakt ėshtė se albanologjia sot nė Mynih nė tė vėrtetė... nuk ekziston.
    Jam i shtrėnguar ta bėj kėtė saktėsim, jo sepse vetė kam dhėnė mėsim shqipen pėr 5 vjet gjatė viteve ‘90 nė atė Institut (e theksoj shqip nė Institutin e Gjuhėsisė Indoeuropiane dhe jo albanologji nė ndonjė Institut tė imagjinuar Albanologjie) dhe e njoh gjendjen nga afėr, por sepse ndėrkohė, qysh nga vitet ‘90 e kėndej kanė ndodhur disa ndryshime qė duhen thėnė kėtu hapur:
    Me vdekjen e Camajt dhe daljen nė pension tė Peter Bartlit seria “Albanische Forschungen” praktikisht pushoi sė ekzistuari. Edhe hapja e kufijve krijoi njė situatė tjetėr: ndėrsa pritej njė intensifikim i studimeve shqiptare, nė tė vėrtetė ndodhi e kundėrta; botimet u rralluan, interesi i studentėve ose doktorantėve eventualė erdhi duke rėnė, emigrantėt e shumtė shqiptarė e kosovarė ishin tė interesuar thjesht pėr mbijetesė materiale, e shumta pėr ndonjė degė teknike, derisa nė vitet 1998/1999 qeveria e Bajernit po merrte vendimin pėr ta suprimuar profesurėn e albanologjisė. Atėherė... u ngrit njė valė protestash, letrash tė indinjuara shqiptarėsh etj. Sikurse ndodh shpesh me pėrfaqėsuesit e kombit tonė nė mėrgim, kur e kanė kulturėn pranė nuk i afrohen (ende s’kemi asnjė katedėr pėr shqipen nė gjithė SHBA!), kur dėgjojnė se po ua heqin, atėherė fillojnė e protestojnė me tė madhe. Sidoqoftė, nė fund autoritetet u tėrhoqėn dhe u vendos qė profesura tė vazhdojė.
    Ndėrkaq, largimi i Bartlit nga Instituti i Historisė mesjetare pėr fat tė keq solli pas vendimin pėr ta mbyllur Institutin e Shqipėrisė qė ai e kishte ngritur me aq mund ndėr dhjetėvjeēarė; po kėshtu u vendos tė largohej nga Mynihu biblioteka e pasur dhe e vyer albanologjike qė historiani i shquar e kish shtuar pak e nga pak. Fati i mirė e do tani qė kėsaj biblioteke t’i bėhet vend nė Universitetin e Vjenės ku ka marrė vitet e fundit emėrimin si profesor historiani i ri zviceran Oliver-Jens Schmitt, njohės i themeltė i Shqipėrisė, autor i monografisė rreth 700-faqėshe “Arbėria venedike”, e cila sė shpejti sheh dritėn e botimit edhe tek ne.
    Njė minus tjetėr pėr Mynihun si ish-qendėr albanologjie ishte edhe vendimi pėr tė transferuar nė qytetin e Regensburgut Institutin e Studimeve Juglindore, ku pėr dhjetėvjeēarė ėshtė hulumtuar areali i Ballkanit e posaēėrisht Shqipėria, sidomos nė kėndvėshtrimin historik-sociologjik-politik, nėpėrmjet qindra artikujsh por edhe monografish.
    Ja pra, kėto janė faktet. Mėsojmė se edhe sot interesi i shqiptarėve ose tė tjerėve nė ato vende nuk ėshtė ai qė duhet tė jetė pėr gjuhėn shqipe. Studentėt janė tė pakėt, rastėsorė, vinė aty pėr tė marrė disa leksione pėr gjuhėn e pastaj treten – sikurse ndodhte edhe nė vitet ’90.
    Prof. Demiraj ka barrėn e njė trashėgime, e cila gjatė viteve ka ndėrruar fytyrėn. Ai nuk mundet e nuk ka pse “tė mbulojė” njė albanologji qė nuk ėshtė. Do tė ishte meritė e madhe, edhe vetėm sikur ta bėnte shqipen tėrheqėse pėr tė rinjtė – nė kuadrin e gjuhėve ballkanike, mė gjerė atyre indoeuropiane, sikurse ėshtė kjo gjuhė per se - ta kthente Mynihun pėrsėri nė qendėr simpoziumesh e konferencash pėr albanologjinė, natyrisht duke mos pėrjashtuar edhe qėndrimet alternative.
    Mė anė tjetėr, nė njė qendėr dijeje qė ėshtė krijuar si alternativė nga gjuhėtari dhe shkrimtari i mėrgimit Camaj, Demiraj nuk ka pse tė pėrsėrisė qėndrime “zyrtare” tė Tiranės me njė autoritet nga jashtė ose nga lart. Neve na vjen keq kur e quan gegėnishten nė intervistėn e tij thjesht njė dialekt, pra nė nivelin e dialektit tė Mokrės ose atij tė Ēamėrisė, kur e dimė mjaft mirė se ėshtė njė variant letrar shekullor dhe se i Pari i asaj profesure qė ai mban nė Mynih shkriu njė jetė tė tėrė pėr t’i mbrojtur vlerat dhe diskriminin qė i erdhi nga dheu mėmė.
    Edhe pėr qendrėn e supozuar tė albanologjisė nė Tiranė nuk duhet t’i vijė keq, nėse shkrihet dhe ndryshon, nė formė e nė lėndė, sepse kėshtu siē ėshtė, ėshtė thjesht njė vazhdim i gjuhėsisė marksiste nė kohėn e tranzicionit. Ne shpresojmė qė njė ditė nė Tiranė tė krijohet vėrtet njė Qendėr Albanologjie, ku mėsimdhėnia do tė ishte elementi i parė, sikurse e pat realizuar edhe Camaj nė Mynih.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Kisha kohe qe pyesja veten ku jane albanologet dhe me cfare merren… me duket se kur dikush sot neper bote shkruan dicka qe dhe mund te kete lidhje me shqiperine nuk i pyet… te zhytur neper biblioteka duke kerkuar te dhena mbi gjuhen dhe historine tone “te lavdishme”….

    Nje vit me pare me dhuruan nje fjalor francez “LAROUSSE”
    aksidentalisht mesova qe fjala “ fustanelle “ do te thote veshje tipike e perdorur ne Greqi…
    Duke shfletuar vura re se te vetmet te dhena per Ilirine jane qe ish kolonizuar nga greket ne shek VII-VI ac, dhe u pushtua nga romaket ne shek II-I ac

    Per te mos folur per Microsoft Encarta 2005 ne italisht sipas te ciles epiri i veriut ben pjese ne shqiperi qe nga fundi i luftes se dyte boterore…,
    dhe te tjera “enciklopedi” per publikun e gjere…

    PS: per fat te mire boshlleqet qe lene albanologet ne edukimin e masave mbushen me kujdes nga "miqte" tane…

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kjo sepse aty pėrfshihej edhe historia, edhe etnografia, edhe politologjia – gjithēka pėrfshinin dijet humane pėr shqipen dhe Shqipėrinė.

    Do doja te kujtoja edhe une fjalen e sterlashte ilire "kezė"="kurore nuserore".

    "vė kezė"="nuseroj, martoj nje vajze"

  4. #4
    biotech Maska e Atheist
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    nė mal
    Postime
    141
    Duke qenė se shteti shqiptar nuk ka sy pėr qabe pėr kėto muhabete, punėt e investimit tė studimeve mbeten nė dorė organizatash nacionaliste tė cilat nuk ekzistojnė. E vetmja mėnyrė tė krijohen kėto ėshtė nga afaristė shqiptarė me bindje tė tilla qė tani pėr tani nuk po duken sepse mosha e kėtyre janė prekur ose nga pasiviteti dhe kopjimi i tė tjerėve ose janė lodhur nė tru nga komunizmi. Ndryshimet nė kėto fusha nuk vijnė nga individė sado tė aftė dhe dėshirė tė kenė, por nga organizimi.
    Njė shėtitje e rastit nė pavijonin e tė ēmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjė — Fridrih Niēe

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Do doja te kujtoja edhe une fjalen e sterlashte ilire "kezė"="kurore nuserore".

    "vė kezė"="nuseroj, martoj nje vajze"
    Nuk jam edhe aqe i sigurt qe eshte fjale ilire "KEIZŹ" e qe ne kosove quhet "QEIZĖ" kurore lulesh per nuse.
    Une nuk e njohe turqishten por nese nuk vjen nga turqishtja atehere ka mundesi qe te jete fjale ilire.
    Duhet hulumtuar edhe fjalen "DUVAK" qe edhe ketu dyshoje se eshte turke, siē u thash se nuk jam i sigurt e qe jam i interesuar te dije se a jane taman fjale shqipe a jo.

  6. #6
    Spiun Maska e S_P_Y
    Anėtarėsuar
    14-01-2007
    Vendndodhja
    Ne Toke si gjith te tjeret
    Postime
    20

    fjalet KEİZ dhe DUVAK

    Citim Postuar mė parė nga Kreksi
    Nuk jam edhe aqe i sigurt qe eshte fjale ilire "KEIZŹ" e qe ne kosove quhet "QEIZĖ" kurore lulesh per nuse.
    Une nuk e njohe turqishten por nese nuk vjen nga turqishtja atehere ka mundesi qe te jete fjale ilire.
    Duhet hulumtuar edhe fjalen "DUVAK" qe edhe ketu dyshoje se eshte turke, siē u thash se nuk jam i sigurt e qe jam i interesuar te dije se a jane taman fjale shqipe a jo.

    besoj se qe te dyja keto fjale jan ne turqisht..
    KEİZE ne turqisht eshte ĒEYİZ qe do te thote paja e nuses kurse
    DUVAK do te thote tyli (ose copa) i kurores qe mbulon fytyren e nuses...

    Me Te mira...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga S_P_Y
    besoj se qe te dyja keto fjale jan ne turqisht..
    KEİZE ne turqisht eshte ĒEYİZ qe do te thote paja e nuses kurse
    DUVAK do te thote tyli (ose copa) i kurores qe mbulon fytyren e nuses...

    Me Te mira...
    Iu jam shume mirenjohes per kete spjegim qe edhe vete kisha shume dyshime.
    Ju falemnderit dhe dukuni me shpesh keteja se ka pune sa te duash...edhe per ju.

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Me qe ra fjala per martesen.Edhe nje fjale tjeter per fejese. "shkulqi-a=shkurqi-a=fejese" nga ku vjen "shkulqinj=fejoj" dhe "i shkulqyer=i fejuar".

  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Do doja te kujtoja edhe une fjalen e sterlashte ilire "kezė"="kurore nuserore".

    "vė kezė"="nuseroj, martoj nje vajze"
    Tung Qerim
    A mundesh ta zgjerosh pak eksplikimin per kete shprehje?

    Ku eshte perdorur ne c'periudhe ku eshte ne perdorim ! ende?
    Ku dokumentohet si ilire, ne rastin tjeter a mund te jete lokalizem?
    Ose shkurtim i shprehjes min. "krerez"?

    etj.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Perdoret gjeresisht tek arbereshet e italise.Pra si "kurore nuserie" ,por edhe ne sensin e pergjithshem per institucionin e marteses.

    Per perdorimin e saj tek iliret, mesapet eshte nje hamendje e imja .Mendoj se shpjegon fjalen mesape "keozor" ose "kezor".Mesapet i vinin nje "o" ne mes si psh. "thaotor" ose "thator". Keshtu qe merr kuptim fjalia "ATORAS KEOZORRI HI BILIVA"

    Tek nje shkrim mesap lexohet qarte fjala "keza" tek tema "Mesapet ky popull i mrekullueshem ilir" tek nenforumi i Historise.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •