Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2006
    Postime
    68

    Patenta (driving licence) shqiptare në Evropë

    Do doja te dija nese njihet patenta nderkombetare shqiptare ne Europe, apo nese mund te konvertohet ne patenten e shtetit qe jeton,
    Pra jo ne rastin nese je "turist", por nese ke leje qendrimi te rregullt ne nje shtet te Europes.

    Me respekt

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Shqiperia ka ndryshuar llojin e patentave (deshmi drejtimi automjeti). Patenta e re qe perdoret ka shume elemente sigurie duke filluar nga shenja e gishtit te madh, numri i rregjistrimit dhe numri i identifikimit, grupin e gjakut, etj, etj.


    Gjithsesi per te drejtuar nje automjet te duhet nje vertetim ose thene shkurt (patente nderkombetare). Kjo mund te merret pa asnje problem nese ke patente shqiptare dhe afati kohor i vlefshmerise se saj eshte 12 muaj.

    Nese do gjej ndonje te dhene tjeter do ju postoj serisht.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Lelab po te flas per ketu ne Itali sepse ketu jetoj edhe e di si funksionon.
    Edhe me vize ketu ke te drejte te drejtosh automjete me patent nderkombetare Shqiptare.Persa i perket Konvertimit nga patent Shqipetare ne patent italiane nuk ekziston ajo mundesi.Por ka 1 rruge konvertimi.Nqs ke dokumentacion qe ke punuar Shofer me Ambulance Zjarrfikese Polici ose shofer i dikujt ne qeveri atehere mundet ta konvertosh patenten por duhen vertetimet perkatese nga Shqiperia.

    Kaq mundem te te them sepse nuk di me teper.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2006
    Postime
    68
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE
    Gjithsesi per te drejtuar nje automjet te duhet nje vertetim ose thene shkurt (patente nderkombetare). Kjo mund te merret pa asnje problem nese ke patente shqiptare dhe afati kohor i vlefshmerise se saj eshte 12 muaj.
    Nese do gjej ndonje te dhene tjeter do ju postoj serisht.

    Pra mund ta perdoresh patenten nderkombetare per 12 muaj ne nje shtet te Europes nese NUK je turist por ke leje qendrimi te rregullt?

    Ne Hollande mesa di une nuk te njihet patenta nderkombertare nese ke leje qendrimi, (pra JO turist). Vetem nese je turist atehere te njihet patenta nderkombetare (pra jo me teper se tre muaj mund ta perdoresh kete patente, sepse jo me shume se tre muaj mund te kesh vize si turist)

  5. #5
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar më parë nga Lelab
    Pra mund ta perdoresh patenten nderkombetare per 12 muaj ne nje shtet te Europes nese NUK je turist por ke leje qendrimi te rregullt?
    Po mund ta perdoresh pa problem

    Citim Postuar më parë nga Lelab
    Ne Hollande mesa di une nuk te njihet patenta nderkombertare nese ke leje qendrimi, (pra JO turist). Vetem nese je turist atehere te njihet patenta nderkombetare (pra jo me teper se tre muaj mund ta perdoresh kete patente, sepse jo me shume se tre muaj mund te kesh vize si turist)
    Per ne Hollande nuk di cte pasi nuk ja di ligjet
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #6
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Në Greqi patentat e Shqipërisë nuk njihen edhe pse Shqipëria pretendon që ka nënshkruar marrëveshjen përkatëse. Flas për të gjithë ata që kanë lejen e qëndrimit në Greqi dhe që qarkullojnë me patentë ndërkombëtare të nxjerrë në Shqipëri.



    Shumica janë të detyruar dhe për mos thënë të gjithë detyrohen të nxjerrin patentë greke. Të gjithë ata që kapen pa patentë greke gjobiten. Kuptohet nëse makina është blerë brenda kufijve greke dhe jo në Shqipëri.





    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  7. #7
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar më parë nga Peniel
    Në Greqi patentat e Shqipërisë nuk njihen edhe pse Shqipëria pretendon që ka nënshkruar marrëveshjen përkatëse. Flas për të gjithë ata që kanë lejen e qëndrimit në Greqi dhe që qarkullojnë me patentë ndërkombëtare të nxjerrë në Shqipëri.

    Shumica janë të detyruar dhe për mos thënë të gjithë detyrohen të nxjerrin patentë greke. Të gjithë ata që kapen pa patentë greke gjobiten. Kuptohet nëse makina është blerë brenda kufijve greke dhe jo në Shqipëri.


    ns

    Peniel, mbase gabohem po ka shume persona qe qarkullojne me patente nderkombetare ne greqi.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    ne angli

    Patenta shqiptare ne Angli eshte e vlefshme 12 muaj nga dita qe hyn ne Angli , kuptohet nese vjen si turist .Edhe nese ke patente nderkombetare pas 12 muajve nuk te pin uje ma. Po te jesh me dokumenta angleze te duhet patjeter te paisesh me patente te Anglise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 14-09-2006 më 17:45

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e kelcyra4ever
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Postime
    94
    eshte ngaterese e masde kjo patenta nderkombetare
    duhen sqaruar me thelle gjerat.

    psh. patente nderkombetare shqiptare me makine targa shqipetare apo me targa te huaja??

    ka ndryshim te madh njera nga tjetra.

    ne greqi me sa di une qarkullon me nderkombetare me targa shqiptare vetem
    kurse me targa greke duhet te keshe dokumenta greke

    (por ngaqe ligjin e ka ne dore maliqi, disa i qellon e disa i ferkon)
    dmth 70% e policave greke sdine ligjin dhe shpeton vetem femrat (sigurisht kinget ;p) kurse meshkuj.... e dine vete ata .



    mos haroni qe shqiperia nuk ben pjese ne EU
    \m/ TiLL dEaTh KeLcYRiOT \m/

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2006
    Postime
    68
    Citim Postuar më parë nga kelcyra4ever
    eshte ngaterese e masde kjo patenta nderkombetare
    duhen sqaruar me thelle gjerat.

    psh. patente nderkombetare shqiptare me makine targa shqipetare apo me targa te huaja??

    ka ndryshim te madh njera nga tjetra.

    ne greqi me sa di une qarkullon me nderkombetare me targa shqiptare vetem
    kurse me targa greke duhet te keshe dokumenta greke

    (por ngaqe ligjin e ka ne dore maliqi, disa i qellon e disa i ferkon)
    dmth 70% e policave greke sdine ligjin dhe shpeton vetem femrat (sigurisht kinget ;p) kurse meshkuj.... e dine vete ata .



    mos haroni qe shqiperia nuk ben pjese ne EU

    Patente nderkombetare shqiptare me makine me targa te huaja, pra jeton ne nje shtet te Europes dhe ke dokumenta te rregullta ne shtetin perkates dhe me makine me targe te shtetit Europian perkates!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •