Close
Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 112
  1. #41
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    587
    Turp me te vertet. Edi Rama nuk duhet te egzistonte ne rangun e politikaneve me keto qe kane dale. Si mund te merret serjozisht nje person i tille, e jo me te jete kryetar partie.

    Vetem ky fakt thote shume per politiken ne Shqiperi, sa serjoze jane, sa serjozisht i marrin detyrat dhe premtimet e tyre.

  2. #42
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Fotot e Ramës dhe paturpësia e mbrojtësve të maniakut



    Të gjithë ata që e njohin Ramën nga afër, që kanë qenë në shoqëri të tij, veçanërisht prej vitit të parë, kur ai studionte në Institutin e Lartë të Arteve, e dinë se këto foto të tij janë diçka fare e zakonshme dhe nuk përbëjnë thelbin e komplekseve të tij në fushën e administrimit të trupit lakuriq. Këtu nuk është çështja fare nëse është homo apo s’është homo Rama, pasi ai është aq i paçiltër në strukturën e tij psikike dhe inkoshientin e tij, saqë i mashtron edhe vetë homoseksualët. Madje, i sulmon. Por ai e zgjedh këtë botë për mashtrim dhe përfitim, pasi e di që prej kësaj sjelljeje burojnë disa lehtësira kur je lojtar politik, pasi ashtu ka marrë në këtë kohë kjo punë...

    Fotot e Ramës janë një gjë e vogël përballë zezonës së tij njerëzore. Boshësia e mungesa, qoftë edhe e një aftësie të vetme tek ai, e kanë dështuar projektin e tij si njeri, ku ai kërkon ta mbushë jetën me një ekzibicion apo përmes karrierës politike. Në të vërtetë, nuk është fort i qartë kufiri se ku fillon loja, pra ku është artificialiteti i Ramës në këtë fushë dhe ku vepron kompleksi i rëndë i tij, për shkak të parametrave plot fraktura të gjendjes mashkullore. Ai i ka hapur rrugë modës apo ka gjetur një dalje me kosto sa më të ulët për jetën e tij të shkuar kot. Gjithsesi, ata që duhet ta dinë realisht, në terma më të plota shkencore vuajtjen e lakuriqësisë së Ramës, e dinë. Dhe, përderisa ai është një lojtar politik në funksione të larta, këto janë të shkruara e bardha në të zezë, qartazi dhe, nuk janë veç të shkruara, por edhe të shfrytëzuara. Madje, është normale që ai është kryetari i PS-së, pasi ajo parti ka lindur në këtë Sodomë. Çështja është më e rëndë, kur analistë të ndryshëm dhe komentatorë, disa që nuk guxojnë të flasin dhe disa të tjerë, madje edhe ta mbrojnë, bëjnë një akt më të rëndë se vetë fotot e Ramës. Se përse duhet që këtë akt, që mund t’i përkasë një personi, ti u dashke ta kthesh në një gjë të zakonshme, të pranueshme, se kjo qenka pronë e këtij personi, është shumë e çuditshme se si nuk mjafton dhe talenti i këtyre, por mjafton informacioni i thatë se si e trajton këtë raport shoqëria në Perëndim(!)

    Zotëri, brenda mandatit të Blerit, katër ministra kanë ikur fiks për raporte me normën morale të shoqërisë! Dhe këto i kanë zbuluar mediat. Njëri prej ministrave të Blerit iku se kishte një të dashur jashtë kurore, kurse kryetari i kryebashkisë dhe kryetari i PS-së në Shqipëri, mund të rrahë tre gra dhe mund të çmendë një tjetër; nuk tha njeri se kjo ishte jeta personale e këtij ministri.

    Gjithashtu, një ministër gjerman, pse i preu një mikeshës së vet biletë, la postin dhe kjo gjë s’u quhet personale. Këtu, fatkeqësia më e madhe është që po përsëritet historia absolutisht e njëjtë e viteve ’41-‘44, me figurën e Enver Hoxhës në krye të PKSH-së, ku jo pak intelektualë mbyllën gojën, jo pak të tjerë e mbështetën dhe që të dy palët së bashku vajtën për lesh, sapo zotëria e ndjeu veten të sigurt. Shkalla e degradimit dhe e degjenerimit të politikës shqiptare ka shkuar në skaje dramatike. Njeriu që fle në Pezë, udhëheqësi i së majtës që u tregonte veteranëve oturakët, tashti u bën atyre edhe këtë proçkë dhe këta të zeztë, të mësuar me mashtrime gjithë jetën për liderin e tyre, heshtin dhe vënë pjellat e veta që të spërdredhin e të zbutin efektin e skandalit të turpshëm të një njeriu të papërgjegjshëm e jashtë vlerës shoqërore. Këta komentatorë që mbrojnë lakuriqësinë e Ramës në foto, janë vetë lakuriq në një çështje tjetër, këta nuk kanë përtuar të fabrikojnë për çdo politikan, kundërshtar politik të tyre dhe të Ramës, edhe pse është normal në jetë, këta nuk janë lodhur së nxiri gjithçka nga veprimtaria politike dhe nuk kanë pyetur, jo për jetë personale, por i kanë marrë me radhë personat e familjes. Këta komentatorë janë fiks të njëjtët njerëz të shfaqur haptazi ose fshehurazi në sulmin banditesk e amoral kundër Ismail Kadaresë dhe personave rrotull tij.

    Por, le të kenë edhe pak durim, se koha do të sjellë aq shumë ngjarje, aq shumë fakte, saqë dhe në mos paçin fotografi, do të dalin po aq lakuriq sa Rama...!

  3. #43
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Koalicioni i majtë, lakuriq, rrezik infektimi nga SIDA



    Solidaritet i frikshëm i politikanëve të majtë me porno-skandalin me sfond pedofilie të kryesocialistit Rama. Në radhë ata u rreshtuan pro kryetarit, bile për solidaritet janë gati të shfaqen edhe ata lakuriq, mjaft që të mos i ndëshkojë elektorati, por reagimi qytetar e kthen vëmendjen nga rreziku që paraqet imoraliteti, deri tek prania permanente e SIDA-s në paradhomën e politikës



    I lumtë pushka! Me këtë shprehje proverbiale, por sigurisht në një kontekst gjenealogjik krejt të ndryshëm, mund të përmblidhet apologjia që u krye dje në bllok nga përfaqësues të kampit të majtë, madje edhe nga ata prej të cilëve zakonisht jemi mësuar të dëgjojmë më shpesh leksione morali, ndaj lakuriqësisë së kryesocialistit në një plazh publik dhe jo privat, apo të specifikuar për njerëz me pasione të veçanta e ku kësisoj, Edvini është i privuar nga justifikimi se, “sipas vendit bëhet kuvendi”. Në vend që të kishim deklarata të ashpra parimore, të paktën sa për sy e faqe, që të dënonin shfaqjet e vetëdijshme perverse të kreut të opozitës shqiptare e që, falë disa mediave të huaja, fillimisht e mjerisht vetëm pak mediave shqiptare që janë larg influencës së regjimit mediatik që prej vitesh është instaluar dhe vegjeton nën një survejim të ashpër nga ana e kryebashkiakut të Tiranës, duke filluar që nga kolegët, po bëjnë xhiron e botës për të demonstruar një aspekt monstruoz të njeriut që, paradoksalisht u pagëzua në vitin 2004, si “kryebashkiaku i botës”, në deklarata publike apo komente kafenesh vërehen një mirësi e tepruar në trajtimin e këtij skandali që zbulohet vetëm pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në cilësinë e të vetmit avokat publik ka atakuar kundërshtarët si fajtorë për publikimin e këtyre fotove, ndërsa ka shtuar “reagimin e hapur dhe transparent i zotit Rama tregon që ai është një lider, i cili ka një mentalitet perëndimor dhe të hapur dhe që nuk ka asnjë frikë nga e kaluara e tij”. Meta, gjithashtu, do të shtonte më siguri se ky skandal që në tipologjinë e tij, ndryshe nga sa po ndodh aktualisht në vend, do të vihej në epiqendër të mediave vizive dhe te shkruara, të cilat me siguri do të kërkonin edhe shpjegime, deri në dorëheqje publike nga posti që ai mban edhe për pak javë, deri në konstituimin e pushtetit te ri bashkiak në Tiranë. Në nivele edhe me alarmante, niveli i papërgjegjshmërisë lidhur me këtë ngjarje vërehet, jo vetëm tek pjesëtarët e ngushtë të shtabit elektoral të Ramës (një gjë kjo deri diku e mirëkuptueshme, po të kemi parasysh faktin se drejtohet nga amerikani homoseksual Artur Filkeinstein), por edhe tek figura me goxha stazh e peshë politike në selinë rozë. Madje, deputetja Arta Dade është shfaqur e impresionuar nga fotot e kryetarit të saj, duke u shprehur me shpoti se “nuk na paksa zhgënjyer Edi”! E njëjta sindromë është vënë re edhe tek deputetët më të rinj të Partisë Socialiste, të cilët kanë filluar madje, të xhelozojnë kryebashkiakun, për shkak të zbulimit në shesh të “atributit” të tij. Kjo anomali ndjenjash me të cilën kampi opozitar e priti lakuriqësinë e Ramës, denoncon në njëfarë mënyre, lakuriqësinë e vetë këtij koalicioni ndaj çfarëdolloj norme morale e shoqërore e në të njëjtën kohë, krijimin e të gjitha mundësive për infektimin nga virusi vdekjeprurës i SIDA-s, fill pas zgjedhjeve lokale.

  4. #44
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Vini re fjalet e Arta Dades pasi ka pare fotot e kryetarit: e impresionuar "nuk na paska zhgenjyer Edi"
    Vaj medet per ket parti
    Keto foto ekzistojne ne porno web site dhe gjithe bota mund te shohe kryetarin e PS.Imagjinoni se c'fare turpi.Po te ishin edhe fotot e Artes do te ishte akoma me e kompletuar si foto.
    Ndryshuar për herë të fundit nga murik : 13-02-2007 më 23:13

  5. #45
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me falni, por a nuk ishte Clintoni, nje nga presidententet me te sukseshem te Amerikes qe u kap duke ....... ne ...... Monikes apo asaj mesueses se shkolles fillore kur po shkonte te merrte vajzen ? Apo Angela Merkel qe doli dhe ajo neper kesisoj revistash ? Hmmmm.
    E kush ngeli ti botoj fotot e Rames, nje bastard si Mero Baze ? Mbase *** eshte edhe Rama, por me *** se Sali Berisha nuk ke ku gjen, qe ka hequr nga puna mbi 2000 punonjes nga Keshi, vetem e vetem qe te fusi militantet e tij. Kjo pune nuk do mbaroj me kaq, dhe shqiptari nuk harron. Keni per ta pare fundin qe do kene politikanet tane, dhe skena ne 5 vitet e ardshme do jete nga me dramatiket per shqiperine.

    Rama i humbi zgjedhjet mendoj, por zorr se mbaron me kaq sepse boll e kemi duruar tradhtarin Berisha ne krye te vendit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Edhe MEta u mundu me ja vesh breket Rames, por nuk mundi,sepse i thone nje fjale:"nuk mban qeni breke".

  7. #47
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Me falni, por a nuk ishte Clintoni, nje nga presidententet me te sukseshem te Amerikes qe u kap duke ....... ne ...... Monikes apo asaj mesueses se shkolles fillore kur po shkonte te merrte vajzen ? Apo Angela Merkel qe doli dhe ajo neper kesisoj revistash ? Hmmmm.
    E kush ngeli ti botoj fotot e Rames, nje bastard si Mero Baze ? Mbase *** eshte edhe Rama, por me *** se Sali Berisha nuk ke ku gjen, qe ka hequr nga puna mbi 2000 punonjes nga Keshi, vetem e vetem qe te fusi militantet e tij. Kjo pune nuk do mbaroj me kaq, dhe shqiptari nuk harron. Keni per ta pare fundin qe do kene politikanet tane, dhe skena ne 5 vitet e ardshme do jete nga me dramatiket per shqiperine.

    MUNDOHU TE PERMBASH KUR SHKRUAN (UNE E KUPTOJ SE JENI TEPER I VRARE SHPIRTERISHT SE ESHTE UDHEHEQESI SHPIRTERORE POLITIK)SE PO HYNI PREKURORI NE FORUM TI MERRE PER VEPER PENALE DHE ME KEQE ESHTE SE ESHTE EDHE KY KOMUNIST.

    Rama i humbi zgjedhjet mendoj, por zorr se mbaron me kaq sepse boll e kemi duruar tradhtarin Berisha ne krye te vendit.
    EDUSHKA RAMA KA FITUAR SE TANI DO TE KLTHEHET PERFUNDIMISH NE PROFESJONIN E TIJ!

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Interesant si i dalin zot sahanlepiresit edi rames. Kjo eshte e habitshme, bile me e habiteshme se vete fakti i fotografive nudo te rames. Eh sa xhevahire te tjera do te mesoni ju per edin.....

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    O shqipetare!
    Po kaq te verber jemi xhanem , sa qe edhe kur e shikojme Kryetarin e Bashkise , apo te Partise me byth perjashta, perseri i themi BRAVO ????????Po kaq te indoktrinuar jemi xhanem sa qe na duken veprimet e nje HOMOSEKSUALI si normale????
    E c`rendesi ka se kush do te fitoje.
    Shqiperia do te behet si me njerin edhe me tjetrin, por ne mendoj se duhet te zgjedhim nje figure te paster per qytetar te pare te Tiranes.
    C`rendesi ka ketu se kush e se si u publikuan fotot ?
    Fakti eshte se ato foto jane origjinale dhe nuk besoj se perbejne nje nder per personin qe eshte ne te.
    Perkundrazi ky person(Edushka) ben fajtor ata qe bene fotot e i publikuan ato.
    Medemek nuk ka faj ai se nxori byth en ne mes te femijeve, por gazeta qe e nxjer ate dhe e shikojne femijet.
    Hajde llogjike hajde !
    Udhe e mbare zoti Rama.
    Askush nuk ka hyre e do te hyje ne trupin tend me zor.
    Pervec ne rastet kur ke dashur vete.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #50
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Rama i humbi zgjedhjet mendoj, por zorr se mbaron me kaq ...
    A ke kurajo ta zhvillosh mendimin tend me tej?
    E kam llafin tek ajo pjesa e dyte e mendimit.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  4. Intervistë me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •