korrieri
--
Fiks Fare hyn ne zgjedhje
E Premte, 18 Maj 2007
Irena VRETO
POGRADEC – Partia Socialiste ne nje nga zonat elektorale te Pogradecit do te kandidoje me nje emer surprizues. Nje takim trepalesh mesditen e djeshme ne nje bar perballe zyres se Majlinda Bregut ndermjet Edi Rames, Filip Cakulit dhe Saimir Kodres, mesohet se i ka shtruar rrugen per ne Parlament nje personazhi te famshem televiziv. Saimir Kodra, njeri nga drejtuesit historike te emisionit “Fiks Fare”, do te jete ne gare per te marre mandatin e pare si parlamentar ne Kuvendin e Shqiperise, ndersa mesohet se vete Kodra ka pranuar te garoje si i pavarur, por me mbeshtetjen qe Edi Rama i ka garantuar ne emer te opozites. Lajmi behet i ditur per gazeten nga burime te besueshme prane deges lokale te PS-se ne Pogradec, nderkohe qe dhe burime te saj ne qender e konfirmojne kete fakt. Ndonese kandidatura e Saimir Kodres nuk eshte bere ende publike, ajo pritet te shpallet keto dite. Ne fakt, Kodra do te kete perballe Eris Hoxhen e PD-se, i cili kandidon per here te dyte ne Pogradec, duke mos mundur te siguroje shumicen e duhur ne zgjedhjet e 2005-es perballe ish-ministrit te Drejtesise, Fatmir Xhafaj. Kandidatura e nje figure te njohur publike, e Saimir Kodres, duket se eshte nje gjetje e duhur per te majtet, per vete popullaritetin qe ka kjo figure e njohur e “Top Channel” ne te gjithe Shqiperine, por dhe ne Pogradec gjithashtu. Ne kushtet kur nje numer ne Parlament mund te beje diferencen per votime te rendesishme sic eshte ai per zgjedhjen e Presidentit te Republikes, duket se te majtet kane bere zgjedhjen surprize, qe mund t’u siguroje nje karton te cmuar. Kodra pritet te ulet ne Parlament me nje kostum te ri dhe te pavarur, ne saje te reputacionit qe ai ka si drejtues i njerit prej emisioneve me te ndjekura ne vend, sic eshte “Fiks fare”. Ne zonen elektorale te Pogradecit, emri i Saimirit te “Fiksit” ka filluar te qarkulloje ende pa u bere publik. Telegrafi pa tel ka percjelle lajmin mes banoreve, te cilet eshte pak te thuhet se e kane pritur me entuziazem. Keshtu, ndersa Berisha nuk ka vendosur ende “te shkrije” drejtorin e “Fiksit”, Filip Cakulin, duket se ky i fundit ka vendosur t’i pergjigjet Doktorit me Saimirin. Kandidati i mbeshtetur nga e majta eshte i familjarizuar prej kohesh me elektoratin e tij dhe ky eshte avantazhi kryesor i opozites, e cila ka zgjedhur nje kandidature teper interesante dhe te pranueshme. Shpallja e Kodres si kandidat ne zonen elektorale te ish-deputetit te vdekur aksidentalisht te PD-se, Besnik Jacelli, duket se do te jete shume e forte dhe per vete PD-ne, ndersa fushata elektorale per deputet qe do te nise pas pak ditesh pritet te jete e mbushur gjithashtu me surpriza. Saimir Kodra nuk eshte i rastesishem ne kete zone per vete prejardhjen dhe lidhjen e tij qe ka me juglindjen, gje qe rrit shume me teper avantazhin e tij. Per kete zone elektorale, ne te cilen u provokuan zgjedhje te parakohshme parlamentare pas humbjes tragjike te deputetit Jacelli, LSI-ja ka pasur pretendime per te dale me nje kandidat te sajin. Duke iu referuar burimeve nga dega e kesaj partie ne qytetin liqenor, mesohet se Spartak Braho ka qene nje nga emrat e diskutuar, ndersa PS-ja ka vendosur te dale me kandidatin e saj. Per kete zone edhe Maqo Lakrori ka pretenduar te jete kandidat per te marre mandatin qenuk mundi ta siguronte gjate zgjedhjeve te korrikut 2005 ne zonen e Mokres, po ne rrethin e Pogradecit.
--
pedofilet e filip cakulit ..cpaskan qene.. hmm..
Krijoni Kontakt