Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Mbajtja e celularit për një kohë të gjatë në vesh, shkakton tumor në tru.

    Te perdoresh nje telefon celular per me shume se dhjete vjet rrit ne menyre te ndjeshme rrezikun per t‘u prekur nga tumori ne koke, tregojne studimet me te fundit te bera ne kete fushe.

    Nju-Jork- Studimet e fundit per lidhjen midis perdoruesve te rregullt te telefonave celulare dhe semundjeve treguan se rreziku per t‘u prekur nga nje tumor ne koke rritet ne menyre te ndjeshme pas dhjete vjetesh, pavaresisht "garancive" qe japin kompanite e prodhimit se ata nuk e demtojne shendetin. Te perdoresh nje telefon celular per me shume se dhjete vjet rrit ne menyre te ndjeshme rrezikun per t‘u prekur nga tumori ne koke, tregojne studimet me te fundit te bera ne kete fushe. Keto studime, qe kundershtojne hapur deklaratat zyrtare te kompanive qe i prodhojne, se telefonat celulare nuk ndikojne te shendeti, treguan se njerezit qe kane perdorur telefona celulare per me shume se nje dekade jane dyfish me te prirur per te zhvilluar nje tumor ne koke, ne anen nga e cila ata kane mbajtur me shume aparatin celular.

    Shkencetaret qe u moren me kete studim arriten ne perfundimin se perdorimi i telefonit per nje ore ne dite eshte me se e mjaftueshme per te rritur rrezikun, ndersa standardet nderkombetare te perdorura deri me tani per te mbrojtur perdoruesit nga rrezatimet nuk jane te sakta e duhen rishikuar patjeter. Pas nje sere studimesh te hollesishme, ata kerkuan te tregonin se "duhet te jemi te kujdesshem dhe te perdorim ne menyre te limituar telefonat celulare, por mbi te gjitha duhet te bindim femijet qe te heqin dore nga ideja per te pasur nje te tille. Studimi, i publikuar ne numrin e fundit te revistes "Ocupational Environmental Medicine", eshte i rendesishem sepse pas shume kohesh dyshime i beri kerkuesit qe te studionin lidhjen qe mund te kishte perdorimi i gjate i telefonit celular me zhvillimin e disa semundjeve, sidomos me tumorin ne koke.

    Kanceri do me shume se dhjete vjet te zhvillohet, por meqe telefonat celulare jane perhapur kaq shume kohet e fundit, kjo do te thote se gjithmone e me shume njerez po i perdorin ata per nje kohe te gjate. Garancite qe i bejne telefonat shume te sigurt bazohen ne kerkimet e bera mbi shume pak njerez te ekspozuar ndaj rrezatimeve per nje kohe te gjate, mjaftueshem per shfaqjen e nje semundjeje, por pa asnje vlere per statistika te sakta. Muajin e kaluar, nje studim i madh i bere ne Britani mbi rreziqet e shendetit nga perdorimi i teknologjise i quajtur "Mobile Telecommunications and Health Research", i financuar nga qeveria dhe burime te tjera, tregoi se "telefonat celulare nuk lidhen fare dhe nuk ka asnje efekt negativ mbi shendetin".

    Por, drejtuesi i gjithe kesaj e pranoi se nje pjese e vogel e kerkimeve u bazua mbi njerez qe kishin perdorur telefonin per me shume se dhjete vjet. Megjithate, ai thote se "ne nuk mund ta perjashtojme mundesine se kanceri mund te shfaqet brenda nje periudhe te shkurter kohe". Por, gjithashtu, ai tha se nga investigimi zbuloi se mund te kishte nje rritje te numrit te njerezve te prekur nga tumoret ne tru, nese ata ekspozoheshin per me shume se dhjete vjet ndaj rrezatimeve qe leshojne telefonat, gje qe i shtyu te benin me shume kerkime. Studimi i ri, i udhehequr nga dy profesore suedeze, Lennart Hardell dhe Kjell Hansson Mild, hapi disa rruge te reja per te marre me shume informacion.

    Dy shkencetaret bashkuan edhe rezultatet e 11 studimeve te tjera qe ishin bere me pare per zhvillimin e tumorit te njerezit qe kishin perdorur telefona celulare per me shume se dhjete vjet. Ata i bashkengjiten kerkimeve te tyre edhe rezultatet nga studimet e bera ne Suedi, Danimarke, Finlande, Japoni, Gjermani, SHBA dhe Britani. Ata gjeten se pothuajse te gjitha studimet kishin zbuluar nje rrezik ne rritje, sidomos ne anen e kokes ku njerezit vendosin telefonin e tyre celular. Pese nga gjashte studimet treguan se te keta njerez mundesia per nje tumor malinj ne tru ishte me e madhe. Po ashtu, ata gjeten se perdoruesit e rregullt kane mundesi per te zhvilluar me shume tumore se njerezit e tjere.

    Pas analizes se hollesishme, ata arriten ne perfundimin se njerezit qe kane perdorur telefonat e tyre per nje dhjetevjeçar ose me shume jane 20 per qind me te prirur per te zhvilluar semundjet e veshit dhe 30 per qind per nje tumor malinj. Po ashtu, rreziku eshte shume here me i madh ne anen e kokes, nga e cila telefoni eshte mbajtur me gjate. Ne fund, shkencetaret thane se "rezultat e studimit te fundit ne perdorimin e telefonave celulare per me shume se dhjete vjet rrisin ndjeshem rrezikun e kancerit malinj ne koke apo vesh". Gjithashtu, ata shtuan se rreziku nuk mund te perjashtohet edhe per llojet e tjera te tumoreve te trurit. Ashtu si te tjeret, edhe Hardell e Mild ishin alarmuar nga rezultatet qe kishin nxjerre prej punes se gjate ne kete fushe. Edhe ata kishin arritur ne perfundimin se njerezit qe e perdornin me shume telefonin ishin rreth tri here me te prirur per te zhvilluar malignant gliomas, se sa njerezit e tjere dhe rreth 5 here per ta zhvilluar ate ne anen ku ata mbajne telefonin.

    Per neuromat akustike gjeten se ekzistonte nje rrezik tri-kater here me i madh per te zhvilluar tumorin. Ata nxoren gjithashtu te vetmin studim edhe per efektet e perdorimit per nje kohe te gjate te telefonave pa fije dhe gjeten se kjo rriste rrezikun per te dyja tumoret. Studimet e tyre sugjerojne se te perdoresh nje telefon te levizshem apo ndryshe telefon celular per rreth 2000 ore ose me pak se nje ore çdo dite per dhjete vjet, eshte mjaftueshem per te rritur rrezikun. Profesor Mild tregoi per "The Independent" se "gjithmone me jane dukur te dyshimta paralajmerimet qe thoshin se nuk ka rrezik nga perdorimi i gjate i telefonave celulare. Ne arriten ne perfundime te rendesishme, se diçka mund te ndodhe pas dhjete vjetesh". Ai thote se telefoni celular duhet perdorur sa me pak te jete e mundur dhe sugjeron njerezit per perdorimin e kufjeve e berjen e telefonatave sa me te shkurtra, duke i rezervuar telefonatat e gjata per telefonat e shtepise.

    Ai tha, gjithashtu, se telefoni celular nuk u duhet dhene femijeve, pasi kafkat e tyre jane te holla dhe zhvillimi i sistemit nervor ne vazhdim i ben ata me te prekshem ndaj ketyre semundjeve. Rreziku mund te jete akoma me i madh, sipas asaj qe sugjerojne studimet dhe asaj qe profesori Mild thote, dhjete vjet eshte minimumi i kohes qe i duhet nje kanceri te zhvillohet. Gjithashtu, studiuesit kane frike se nese studiojne njerez qe kane 15, 20 apo 30 vjet qe perdorin nje te tille do te shohin se si semundjet do te zhvillohen ne dekadat qe vijne, veçanerisht te njerezit e rinj.

    Profesori thote gjithashtu se emetimi i rrezatimeve eshte ulur ndjeshem qekur telefoni i pare celular u shfaq shume dhjetevjeçare me pare, te cilet sugjeronin se edhe rreziqet do te jene me te vogla. Po ashtu, ai rekomandon qe te perdoren telefona qe emetojme sa me pak rreze qe te jete e mundur dhe thote se njerezit jane te ekspozuar edhe ndaj sistemeve te tjera qe emetojne vale te demshme, si per shembull sistemet Wi-Fi, qe emetojne shume me pak rreze se telefoni celular. Por, Shoqata e Operatoreve te Telefonise se Levizshme tregon se keto nuk jane te dhena te sakta dhe duhen me teper studime te detajuara. Gjithashtu, shkencetaret thone se mund te ekzistoje edhe nje lidhje mes alzhaimerit dhe semundjes se parkinsonit. Per kete arsye shume vende ne bote po mundohen te tregtojne modele telefonash me rrezatim shume te ulet, per te shmangur problemet me shendetin.
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Edhe HANDS FREE kam degjuar qe te shkaterrojne 10 % te degjimit ne vesh.Bej mire qe e mbaj mbyllur une .

  3. #3
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    pppapapapapapap lloj lloj rreziqesh po dalin ne kete bot.
    mos bej kete mos bej ate sjell kete rrezik sjell kete.
    eshte ber jeta [Mos Prek Se Vdes].
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354

    Cool

    Rastesisht pash temen. gjithsesi lexoni figuren-->
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Personalisht perdor speaker-in.
    Dmth kur bie telefoni ose kur marr une, e hap celularin si zakonisht.
    Sa pergjigjem ose sa i bie nnumrit qe dua, shtyp butonin e lartem djathtas.
    Kjo aktivizon speakerin dhe ti flet pa e vene ne vesh fare celularin dhe si rrjedhoje pa marr rreze.
    Kjo metode eshte shume e mire dhe per perdorim te celularit ne makine sepse nuk behen aksidente dhe nuk te kap xhaxhi te te veje gjobe.
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

Tema të Ngjashme

  1. Duhani dhe demet qe ai shkakton...!!!
    Nga new-man në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 05:42
  2. lidhja e celularit me kompjuteribn
    Nga Solomoni në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 15:30
  3. Pastrim i celularit.
    Nga benseven11 në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 10:46
  4. Temperaturë 37-37.5 gradë. Kush e shkakton?
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 11:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •