Periodiku shqiptar i kohės denoncon masakrat slavo-malazeze nė Gjakovė, Pejė, Plavė e Guci
VELI HAKLAJ
26/10/2007 - gazeta Metropol
DOSJE/Dėshmi tronditėse tė barbarizmave e grabitjeve sllave ndaj popullsisė shqiptare
Denoncimi i masakrave serbe, nė fillimet e shekullit tė kaluar, nuk janė bėrė vetėm nga shqiptarėt, apo drejtuesit vendorė tė njėsive tė tyre administrative. Edhe periodiku i kohės, "rreshtohet" nė anėn e denoncuesve tė masakruesve sllavo-malazeze.
Luftime afėr Gjakovės
NPodrime, afėr Gjakovės, nBajrak tAsterzubit (nji ndėr ma tnzashmit bajrak pėr burrni), njavė qė shkoi kje ba nji luftė e rreptė qi zgjati katėr dit e net.
Podrimasit, tuj mos mujtė me durue ma gjatė mizorinat e serbve, tė cilėt, pėrpos tkqyrunit me serbizue me forcė, dhunuen gra e varza, u ngritnė bash me burrni qė vjen prej dishprimit e, tuj mos pasė armė, kapnė spata, sakica e shkopi. Tpa pushkve ju bashkuen nja gjashtėdhjetė vetė me pushkė qi ishin nėpėr male.
Serbt, ndonse kishin pes topa dhe ishin katėr taborre, nuk mejtuen me e shue at kryengritje, e cila kje shue ngjak me tardhun pes taborre malazeze me katėr topa, tė cilat msynė tonėt mas shpine.
Populli i pshtuem prej kerdisė sanmikut ka hi nkufij tė Shqypnis, por prej tikunish kanė pshtue sall 860 vetė. Nji shumicė u mbyt nDri duke ikur.
Serbt nuk u kondetuen me djegė vetėm shpijat e kryengritėsve, por dhe ato tė bajrakut marrė. Spaku shpijat e djeguna janė 1 800. Rastet e pashpirt kerdijet e mizorijet nuk i difton as goja, as penda! Ngallnim diplomacis e Gjyqės Ndėrkombėtare!
(Gazeta Taraboshi, 6-7 prill 1914)
Diftime nPejė
NMalci tPejės, e bash nė Gjorgjevikė, malazezt tuej pas pa nji kryengritės tuj dalė prej shpijet, mas qi nuk mujten me xanė atė, tshtyem prej ndijimeve tveta tmnershme ndezne shpin, brenda sė cilės dogjėn gjallė gjashtėmbėdhjetė rob, ma e shumta gra e fėmi.
Kjo rasė e mnershme ndodhi nja dhet dit para. Shpija ishte e nji farė Ahmet Brahimit qi la jetėn me gjithė gjinin e miqt.
(Gazeta Taraboshi, 22-23 prill 1914)
Keqbamjet sllave
180 burra tė coptuem nė Ponashec
Pa as njė farė shkaku 180 trima, disa dit ma parė, u shkuenė nė thikė e u prenė pa mėshirė prej Qeverisė malazeze nė Ponashec, Malėsi e Gjakovės. Katėrdhet shpia tė mėdhaja tė kėtij katundi i dogjnė masi ju grabit malli e gjaja. Treqind e pesdhet gra e fmi tė vegjėl, masi u sdeshne, u qitnė jashtė kufiės nė Malėsi tė Gjakovės, qė ka met Shqypni, ku desin prej ujet e prej tė ftoftit.
Kėto ndodhin tash nė kėto dit kur Mali i Zi me konsujt e trimarveshjes lypin njė miqėsi me Shqypninė pėr me shkue malli lirisht nė Cernagore, ku populli vuen pėr shkak tė luftės. Asht njė turp i madh qi nė kėt shekull, nė mes tė Evropės, tė theren e tė priten njerės nė ket mnyrė qenrishte. Ēkanė me thanė pra liberalėt Inglizė, tė qytetnuėtit francezė pėr miqtė e tyre sllavė?
(Gazeta Besa Shqyptare, 17 prill 1915)
Mizorinat malazeze
Tash disa ditė, antarėt e hyqmit tė Cetinės paditėn Sadik Ramėn e Ponashecit pėr mausere qi kishte mshefė. Masi pa veten ngushtė e rrezikun e konakut Sadik Rama i dha armėt e mlueme. Pėr kėtė sebep Sadik Rama me ropt e vet iku e hini ntok tShqypnies. Malazezt e zaptuen shpin e mallin e tij tuj hi mrend. Kur muer vesh se shpija ja ba kaush, u nis Sadik Rama me do shokė tuj marrė me vedi daltėn me tcilėn shpėrthen murin e ships e hini mrend tuj qitė nroje qė kishin ra e fjetė. Pėr kėt tndodhun, hyqmi barbar e i pa arsyeshėm bani me dit Veshoviqin nė Gjakovė, i cili ēoi ushtarė me emėr me rrethue Ponashecin e gjysėn e Morinės natėn, e me ditė tanė mashkujt mbi 10 vjet e pėrpjet me i ba batare. Tjert gra e fmi me i qit me forcė prej shpijave tė veta, tuj lanė gja e mallė me hi nShqypni.
(Gazeta Besa Shqyptare, 29 prill 1915, lajm qė duhej tė botohej mė datė 27 prill 1915)
Mizorinat serbe
Kahė njerės tardhun kto dit kah vendet shqyptare qi janė nan serbė mėsojm tkqijat qi hjek populli shqyptar pėr tė cilat shumė herė kena shkrue. Shqyptarėt jo vetun grabiten, burgosen, ēnderohen prej zyrtarevet serb, vriten pa ndonjė faj, por Qeveria serbe don me kallxue botės sė jashtme se, nė kto ngjarje qi ajo i quen kryengritje shqyptare, kan gisht disa krenar (pari-shėnimi i V. H.) tShqypnis sė lirė.
(Gazeta Besa Shqyptare, 3 qershor 1915)
Nkatundin Ponashec tė Rekės sGjakovės, malazezt kanė mbytė e gri 116 vetė, nmes tė cilėve u gjindshin edhe gra e fėmijė. Ma tshumtit e kėtyne tpafajmve janė coptue bishėnisht. Malazezst, mbasi e kanė mbarue ket vandalizėm, familjet qė kanė mbet i kanė pėrzanė jashtė kufinit. Ky katund pėrmban 36 shpi. Kėto mizorina le ti digjojn ata qi janė tuj thanė se luftojnė pėr lirinė e kombevet, tuj pėrkrahė ata qi pamėshirė mbytin gjind tpafajshėm. (Gazeta Populli, 14 prill 1915)
Me 11 tketi mueji, Qeveria serbe ka urdhnue qė ti merret ttanve gjaja e gjallė. Nė nji katund afėr Gjilanit mblodhėn 1 400 lopė, dhi e dele pa u dhanė kurė farė dėshmijet tzotvet. Tshkretėt shqyptarė tKosovės, janė ka hjekin zi prej grabitjeve tQeverisė serbe.
(Gazeta Populli, 30 maj 1915)
Shqyptarėt nėn burgje tSerbisė
Lajmohemi se Qeveria serbe, sikurse pat mytė aty ma parė tetė bajraktarė, tė cilėt u paditėn qi kanė pasė marrėveshje me nji beg tKosovės, ashtu edhe tash kanė fillue me shti nė burg do shqiptarė tė pafajshėm pėr shkak se kanė pasė marrėdhėnie me Hasan beg Vuēiternin. Me kėtė mėnyrė kanė burgosė edhe Muharrem efendinė, tkushėrinin e Hasan Begut. Kėto tndodhuna nuk janė pėr tu habitur se serbėt i kanė zakon veprat barbare. Njenin e burgosen pse ashtė shqyptar, tjetrin pėr me e rrjepė ma zi se nkohė tė Hamitit (sulltan Hamitit shėnimi i V. H.). E dim se sundimi serb nuk don me ditė prej shkrimeve tona, po ani. I bajm kėto shėnime qi tmeten si kujtime pėr nesėr e tshofin shqyptarėt e Shqypnisė slirė se ēdon me thanė robnie e veturdhenim.
(Gazeta Populli, 30 maj 1915)
Shkurtim prej nji letret qi i vjen komitetit Kosovas mė 5 fruer:
Mbas lajmeve tė sigurta qi po marrim prej Peje, populli i atjeshėm po mėkon ndėn nji sundim mizuer e grabitės. Siguri jete nuk ka. Njeriu shkon kot pa u pyetė e pa u kja. Ata qė ia kan vaktin nė Pejė e nė rrethe po gjobiten e po grabiten me 5 000 e deri 500 000 korona. Parėsia shqiptare ėshtė e ndryeme nėpėr shtėpia pse serbt u kanė ngjitė ka nji roje te dera e nuk i lan mė fol me kėrkėnd.
Nė krahinė tė Rugovės, qi ndodhet midis Pejės e Plavės, serbt kanė sjell tri mufreze ushtarė e gjithė ēa i duhet kėsaj ushtrie pėr me jetue ia kan nagarkue njerėzisė sė Rugovės. E kėshtu populli atje janė tue dekė pėr bukė. Dihet qė populli i Rugovės asht kaq i vorfėn sa ushqehet me kanji barrė dru qė i shet nė pazarin e Pejės
.
(Gazeta Populli, 10 Fruer 1919)
Nė Plavė e Gusinjė
Mbas lajmeve tė sakta qi arritėn dje nė Shkodėr, komitat serbe e malazeze, mbas nji lufte tė pėrgjakshme qi kan ba pesė ditė rresht me popullin shqiptar tė atjeshėm, kan zaptue me perdhuni Plavėn e Gusinjėn tue shkaktue tė djeguna e dame tė mėdha me top, pos gjindes qi kan mbetė dekun nė kėt tė ndeshun.
Katundi Vuthaj prej 200 shtėpish, gadi asht rrėnue krejt nėn zierm tė topave. Po priten tufa muhaxhirash me ardhė nė Shkodėr. (Gazeta Populli, 25 Fruer 1919)
Populli i Plavės, Gusinjės i Rugovės muhaxhirė nė Shkodėr
Pardje, tė hėnėn, filloi tufa e parė e muhaxhirėve tė duket nė Shkodėr, e kėtij populli fatkeq tė Plavės e Gusinjės, nat hall tė pėrvajtueshėm e vargu nuk asht mbarue ende. Midis kėtyre muhaxhirėve nė vend tė vet fytyronin edhe njerėzia e Rugovės, pse edhe kėtė krahinė e paskan djegė e shkretue jugosllavėt
. Ky popull shqiptar i bamė me dalė muhaxhir, kapet deri mė pesėmbėdhjetė mijė frymė, por njė pjesė ka marrė anėn e Malėsisė sė Gjakovės. Numri i atyne qė kanė mbetė tė dekun nuk mund tė dihet pse nuk po e njeh qeni tė zotin, siē thonė.
(Gazeta Populli, 28 Fruer 1919)
Edhe nė Hot e Grudė
Marrim vesh se serbo-malazezt, mbas ndodhnjimit tė tyne qi ban mbi popull tė Plavės, Gusinjės e tė Rugovės, tash von kan hi edhe nė Hot e nė Grudė. Me hovin e kėtynė zotėnieve na gjen si Nastradin Hoxhėn kur i thanė se ka ra zierm.
(Gazeta Populli, 8 mars 1919)
Ndihma pėr muhaxhirėt
Shkėlqesia e tij gjeneral B. de Fourton, kumandari i ushtrive aleate nė Shkodėr ka pasė bujarin me dhanė pėr kėta muhaxhirė 1 000 korona e 500 kg miell. Z. Musa Juka dha 1 500 korona, z. Sulēe Bej 500 korona etj. Gjithsej u dhanė ndihmė 23 150 korona. (Gazeta Populli, 8 mars 1919)
Lista qė pėrmban barbarit e mizorit serbe tė kryeme nė kohėn e dy vjetėve nė Kosovė
Shekulli i qytetėrimit
Krahinat /Tė mbytun /Tė burgosun /Tė gjymtuem sė rrahuri/Shpija tė djeguna/ Shpija tė plaēkituna
Lumė e Prizren 836 2 700 120 770 1 562
Gjakovė 68 200 25 56 78
Pejė 1 510 3 800 240 714 1 970
Mitrovicė 133 1 700 30 42 104
Vuēiternė 2 179 2 940 215 1 463 2 431
Prishtinė 4 600 3 650 350 1 340 2 190
Ferizaj 1 695 2 400 190 720 960
Kaēanik-Elez 340 1 300 160 295 350
Gjilan 680 2 400 220 450 630
Preshevė 260 970 85 180 240
TRugovės, Plavė e Gusi 1 740 300 70 180 240
Kjo ėshtė lista e pėrgjithshme emnore e shqiptarėve tė mbytun nė Kosovė prej xhandarmėrisė serbe edhe fuqive disiplinare serbe, qė na dėrgoj Komiteti i Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės.
Nė tė gjitha krahinat e Kosovės prej tė burgosunve merren rushfete qyshė nė 5000 deri 30 000 dinarė pėr lirim tė tyne. Por prapė zihen e burgosen pėr me i gjobitė rishtazi. Ndėrrohen shpesh prefektat e nėnprefektat vetėm pėr me burgosė e me gjobitė popullin mbarė. Tė burgosunit nuk dėnohen deri sa tu merret e gjithė pasunija e tyne si ryshfet.
Ka ndodhė shpesh qė janė burgosė e lirue 7-8 herė tue u gjobit fort randė. Nėpėr burgje shumė vetė janė mbytė tue u rrahė me dru.
(Gazeta Koha, 30 prill 1921, Korēė)
FUND
-----------
Saktėsim
Nė pjesėn e dosjes sė botuar nė numrin e djeshėm tė gazetės "Metropol", saktėsojmė se bėhet fjalė pėr rrėfimet e Beqir Vokshit, nipit tė Sulejmani Vokshit, dhe jo tė Asim Vokshit. Ju kėrkojmė ndjesė pėr pasaktėsinė teknike nė titullin e kėsaj pjese tė kėsaj dosje.
Krijoni Kontakt