Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Disa vargje për Kosovën e pavarur !

    "17 SHKURT" Kosova Republike


    Ç'kan kto male qe buçasin ?
    Ç'kan kto njerëz qe therasin ?
    Ç'ka Kosova qe ushton ?
    Çka Prishtina që këndon ?

    Çka Shqipëria që vallzon ?
    Çfar feste është kjo vall ?
    A mos kjo eshte fest e rall ?
    Panvarsia n'Kosov u shpall !

    ëngjejt sot jan çu nga varret
    tuj thith ajrin e lirisë
    sot janë gëzu fushat dhe malet
    për kët dite te panvarsise

    Trim Shqipëtar Baca Adem !
    Çohu bre burre ,e thirre zanin !
    Thirr Deçanin e Drenicën !
    Prizrenin e Mitrovicen !

    Thirr Suhareken e Gjakovën !
    Pejën e Fush Kosovën !
    Shqipërin dhe Camërin
    thuaji se sot ke një gëzim


    Vllëzer dhe motra festoni kët dit
    Se me shumë mall , sot e kemi prit !
    ofshamat tona , dhe shekujt kan lodhë
    Për me pa t'panvarun ty Kosovë


    Të fala Kosovë , të çojm prej mërgimit
    Të gjithë Shqipëtarët sot për ty gëzojm
    Me mijra flamuj sot po çajn qiejt
    Tani vec për bashkim do ënderrojm!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 17-02-2008 më 16:35
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e **tesa**
    Anëtarësuar
    08-11-2007
    Postime
    8
    urime pavarsia ,metevretet pase shkruar ca rrjeshta te bukur
    "E,pa dyshim se pas vështërsis vjen lehtësimi.Vërtet, pas vështërsis vjen lehtësimi"El-Inshira5-6

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kjo poezi po qarkullon prej sot neper internet!

    Gezuar Pavarsia e Kosoves


    Thone "Bac, u kry",ja
    erdhi Pavarsia,
    dhe rruga vazhdon ku e le.
    Te perkulet gjithe Shqiperia,
    O Feniks per komb ,per Atdhe.


    Bac Adem te them Ty Gezuar,
    qe u flijove per lirine.
    O,Engjull mbrojtes i bekuar;
    Kosoves i solle pavarsine.


    Ne themel te Kosoves je shtri,
    Lapidari Yt eshte shpetimi.
    Pavarsine na le trashigimi,
    Trashigimi gjakun tek Lulzimi.


    Naten qe do te festojme,
    me mall ne ne mergim.
    Juve do t'ju kujtojme,
    Deshmore te Vendit Tim.


    Kosova Loke,shume urime;
    Gezuar me goten plot.
    Gezuar o locka ime,
    Me fund do pijme ne lot.






    Ne festim ne bashke jemi,
    te bashkuar do jemi gjithmone.
    Me vete te marrim kudo t'vemi,
    Kosove Martirja jone.


    Goten n'dore ,shikimin n'qiell;
    Kosove do festojme ne te Dy.
    Lart engjujt shkelqejne si Diell,
    Me fund....me fund ...."Bac , u kry"


    Teper e mire..
    Sui generis

  4. #4
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Urime Kosove. Urime popull shqiptar . LAVDI atyre qe derdhen gjak per kete dite te bekuar. Qofte ky fillim i mbare i bashkimit te te gjitha trojeve shqiptare .

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    20
    Shekujsh shume gjak u derdh
    prej dhimbjesh dhe malet u tunden
    por dite e bekuar lumturisht erdhi
    Gezo , Gezo Kosove Martire
    Pavarsine me nure , Pavarsine e bukur !

  6. #6
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vezuvi dhe Pompeu

    Kosova në 5000 vite
    Ja që nuk mësoi të lutet
    Për lirinë, por ta fitojë
    Me njatë gishtin që nuk tutet.

    O, moj nënë, qysh keni bërë
    atëherë për lirinë?
    Diplomatë a kishit, nënë?
    -Kishin Isa Boletinë.

    Po vajza, a kishit nene
    te dilnin per "MISS" boten?
    Kishim, bir, por loznin gishtin
    per "Miss" kishin zgjedhur Shoten

    Oj Kosova e kosovareve
    ke shperthyer si vullkan
    si shpertheu dikur Vezuvi
    mbi Pompeun Sllobodan

    Mblidhe mendjen, sllobodan
    Mblidhe mendjen kete here
    Oso Kuke eshte krejt Drenicaa
    qe me ty hidhet ne ere.

    Riza Lahi

    Urime per Statusin e Kosoves,urime Popullit Kosovar ..

    Me ne fund u plotesua endrra e poeteve te tij,shkrimtareve,heronjve qe dhane gjakun per Pavaresine,te tjere qe luftuan dhe gezojne kete dite te mrekullueshme,drejtuesve te saj,endrra e popullit...
    Ja me ne fund Liria....Ta gezoni dhe Lumturi te perjetshme.
    Gezuar Popullit Shqiptar dhe Shqiptareve ne mbare boten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 16-02-2008 më 20:21
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Zoti e bekoft popullin SHQIPETAR dhe na japt rrugen e mbare per te ardhmen, qe te perparojm!

    URIME, Urime pavarsin o njerz!!!!

    \/
    l

  8. #8
    Kendo Tirane, kendo Prishtine


    Nuk eshte enderr, jemi zgjuar,
    As perralle, por e vertete,
    Pavarsia e shumepritur,
    Merr sot fryme, nis sot jete...

    Oshetijne malet, bucet kenga,
    Ne ket´ shkurt te shumepritur,
    Qofte bekuar kjo dite hyjnore,
    Per liri ishim te uritur...

    Nuk eshte enderr, jemi zgjuar
    Dhe pse kurre s´kemi fjetur,
    Per liri e drejtesi,
    Brez pas brezi , qeme te etur...

    Kendo Tirane, kendo Prishtine,
    S´ka me ndarje ne kete jete,
    Dimri ne pranvere u kthye,
    Cdo shqiptar u be me flete...


    P.Alma
    Ndryshuar për herë të fundit nga Palma : 16-02-2008 më 20:50

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Kosove

    O moter Kosove, kjo eshte dita jote
    thuaja kenges moter, kenges gezimplote!

    Kerce n’valle te pafundme se kjo eshte dita e bardhe
    vallzo me bijte e tu qe sot nga ka’mos kane ardhe!

    Merr fryme Kosove e ngiji mushkerite e tua
    me ajrin qe nder shekuj tiranisht te qe mohuar!

    Zbathi kembet e fashuara dhe shkele pa droje truadhin tend
    shijoje Kosove lirine qe teper vone t’eshte dhene!

    Qesh e gezo Kosove, me se fundmi me lot gezimi
    qesh e gezo o moter se tani mbaroi i padrejti - burgimi!

    Ngrije zerin tend anembane e deri tek perendite
    shpalle pamvaresine e shenjteroje kete dite!

    Puthi bijte e tu qe nder shekuj te kane nderuar,
    perqafoi te gjithe me rralle se jane te permalluar!

    Kumtoje fene shqiptare, nder breze trasheguar
    dhe gjakun e deshmoreve per shqiptari dhuruar!

    Ngrije flamurin e qendisur me endrra patriotesh
    lare e shplare me djerse e gjak bijsh Kastriotesh!

    Te dua moj moter e gjithmone te kam dashur
    nder plaget e mia ke qene plaga me e hapur.


    Gezuar pamvaresine Kosove!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Syku : 16-02-2008 më 21:50

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Qe Sot!

    Je timja, Kosove
    Qe Sot, vec timja je
    Shqiperine e ndjej me te plote
    Me frymemarres te ndjej, Atdhe!

    Jam tendi, Kosove
    Qe sot me tendi jam
    Shenjteruar kjo dite qofte
    17 Shkurti i madh, Shqiptar!
    * * *

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës
    Nga Coli-i-vogël në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  2. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran
    Nga mbreta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 11:26
  4. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga Shën Albani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  5. Perse Kosova duhet te njihet e pavarur !
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •