Close
Faqja 29 prej 67 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 665
  1. #281
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Psherëtimë

    U rrëzuan shpresat ,
    Ranë një nga një.
    Ikën porsi vesat
    E s’u kthyen më.

    Mbeti psherëtima
    Si një erë e marrë;
    Herë më fryn në vesh,
    Herë më puth në ballë

    Herë futet në gjoks
    E bëhet furtune,
    Herë më flet në ëndërr
    E më lë pa gjumë.

    Ikëm dhe u ndamë,
    S’dimë për njëri-tjetrin.
    Vetëm psherëtima,
    Në zemër na mbeti.

  2. #282
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Siklet …….

    Përpiqesh të flasësh goja nuk të hapet
    Nga pas të ndjek hija dhe nuk vrapon dot.
    Në dhomë ndjen shumë vap,s’të hapen kanatet.
    Ndjen një erë të keqe dhe të vjen si ndot.

    Në trup nuk ke dhimbje ndjen një shënjë ankthi.
    Futesh në një lumë dhe s’e kalon dot..
    Rrotullon çarçafin me fije mëndafshi,
    Zgjohesh krejt pa pritur dhe mërzitesh kot.

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Miredita riza2008

    Pagjumësia e poetit i ka rrënjët thellë
    Endrrat që shikon lënë kombin pa gjumë...
    Era fryn përjashta, tek rri strukur në shpellë
    Shpellë e eremitit që dashuron aq shumë...

    Shpirtrat zgjohen një nga një nga gjumi
    Vargjet rrjedhin një nga një nga malli
    As deti nuk do ishte, po të mos ishte lumi
    Ah ç'e thau malli...mbeti vetëm ...zalli...!

  4. #284
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    U zgjua poeti

    Kur heshtja pushtoi ç’do vënd e ç’do skutë,
    Ashtu i përgjumur u zgjua poeti.
    Brengosur në shpirt,se ç’kërkon me ngut,
    Një gërmë,një shprehje,që ditën se gjeti.

    U zgjua poeti me vargun në dorë,
    Djersitur nga ankthi,gjaku vlon në deje.
    Ky varg kaq i nxehtë,i ftohtë si dëborë,
    Vrapon si i marrë dhe nuk kërkon leje.

    Ky shpirt i dalldisur lufton në beteja
    Nuk e pranon heshtjen edhe posht’ në varr.
    Nata e poetve flet veç për të reja,
    Dita e pa zbardhur e quan të marrë.

    Varg temperature,pa klithma, pa bujë,
    Gërma me ilaçe për shpirtrat e keq.
    S’i s’mendoi për vete, ky poet,ky burrë
    Vetes i hap luftë për një të vërtetë.

    Përshëndetie Z Agim Doçi!Ju faleminderit qe lexoni dhe shkruani ne faqen time.Gjithmone e kam dashuruar vargun tend te embel.Respekte

  5. #285
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ah ,sikur…

    Ah, sikur të isha mbi Gjokushtë,
    Dhe në qiell të lëshoja dy ballona.
    C’far kam shkruajtur ti flakja si lëpushkë,
    Dhe gërmat të shpërndaheshin në për dhoma.

    Në çdo shtëpi lehtë e lehtë të binin,
    Si lajmëtar ta çonin mallin mbi prag,
    As një gur e gëmushë të mos linin,
    Ti puthnin dhe për mua nga larg.


    Shënim: Gjokushtë,emërtim vëndi në vëndlindjen e autorit.

  6. #286
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Mos e pafsha emrin tim mureve,
    si afishet e politikanëve dështakë!
    Le të lulëzojë zemrave
    Si zambak....

  7. #287
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Po më mban peng!
    Nuk e di se si mi vodhe,
    ëndrrat dhe shpresat pa shperblim?
    Humba mendjen,e ma hodhe,
    per deshiren tende,
    a per merakun tim?

  8. #288
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Të gjitha s'do ti humbas,
    mundohem të ruaj ç'mund....
    Në se nesër s'do të mundem të flas,
    ç'them sot,
    s'e quaj prap fund....

  9. #289
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Qëndrojmë në krah të njëri -tjetrit,
    ulur pranë e pranë mbi një stol druri.
    Unë diçka them(siç bëjnë muhabet të vjetërit),
    si jargavanë mbi ballë Ty të zbret nuri.

    Buisin lule hiret e tua,
    mbjellur mbi vetulla,sye faqe...
    Me majë të gjuhës unë lëpij buzët,
    heq hundët sikur nuhas manushaqe.

    Nga dritarja Dielli si kusar,
    zgjat dorën gjer te gusha jote,
    Pa e prishur gjakun,
    mëndjen pa e vrarë,
    Si zot i madh i kësaj bote...

    Po luan me ty në sytë e mi,
    as pyes fare,s'e ka për pesë....
    Unë kaq pranë...s'arrij tek Ti,
    ai aq larg,
    Vjen të rrëmben...më lë pa pjesë!...(Bëhet fjalë për Diellin që është xheloz)

  10. #290
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Mos u mendo….!

    Kaluan javë e për mua s’po kujtohet njeri.
    Telefoni e harrojë detyrën.
    E kuptoj që s’është ndonjë çudi
    Dhe sikur në vite,mos të ta shof fytyrën.

    Ç’do gjë ndodh dhe pa u lajthitur.
    Lajthiti koha që kaluam bashkë.
    Ti shkëlqeve kur u pamë pa pritur,
    Por shpejt u venite,si një zjarr me kashtë.

    Përse të të dua në këtë bot trazirash,
    Kur as një trazirë ti nuk e kthjellon.
    Un do rend pas qejfit,ku zgjohen dëshirat
    Ndaj mos u mendo që nuk egziston.

Faqja 29 prej 67 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •