Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Fate Njerėzish Mirto Qormemeti

    Fate Njerėzish

    Mirto Qormemeti-robi i fundit tė luftės



    Imazhi mbresės i njė jete, qė shtreson materiale tė mbledhura vuajtjesh si rezultat granitesh tė pashmangshme, ngjyrat e jetės sė Mirtozan Qormemetit i cili, Shkruan dhe lexon shqip, sėrbisht, gjermanisht dhe arabisht, kanė bashkėjetuar me dhimbėn e kohės sė kombit qė i takoi. Atėherė tek ai, persiatjet e kalvarit tė vuajtjeve tė gati njė shekulli histori janė ngulitur thellė nė rrudhat e lėkurės tė ballit tė cilat nė pamje tė parė nė miniaturė paraqesin njė tkurje malore apokaliptike.
    Edhepse qė nė fėmijėrinė e hershme i mbetur pa prindėr, pas kthimit nga Tirana 1916, ai vendoset te daja i tij nė fshatin Ame, kurse nė Dibėr janė kthyer mė 1948.
    Tė shkruash pėr tė sėshtė e lehtė sepse sdi ētė kapėsh mė parė: fisnikėrinė, trimėrinė, talentin, kėmbėnguljen, vullnetin apo dashurinė pėr kombin.
    Gjatė viteve 1918-1941 Dibra nuk kish shkolla shqip, prandaj mėsuesit u shpėrngulėn nė Shqipėri ku punonin nė gati gjithė Shqipėrinė si Said Najdeni, Haki Sharofi, Vebi Agolli, Haki Stėrmilli etj... Ata qė mbetėn nė Dibėr punonin punė tė ndryshme. Njė prej tyre ishte edhe Riza Lata nga fshati Ame qė punonte hoxhė fshati dhe na mėsonte mėsim fetar. Por nė shtėpinė e tij mbas orėve tė arabishtes na i mėsontė shkronjat shqip dhe vjershat e Naimit, Ēajupit etj... Vijonte nė njė frymė rrėfimin e jetės zoti Mirtozan duke u thelluar nė detajet e vuajtjeve. Kur vėrren se ne, rrėfimin e ndjekim me kureshtje vijon : Mė 1935 shkova ushtar nė Karlovė tė Kroacisė, por shumė shpejt u sėmura nga njė sėmundje ngjitėse, ata pas dy muaj mė lėshuan nė shtėpi nė rehabilitim. Nė ushtri mė thirėn prapė nė fund tė vitit 1938. Edhe pak ditė duhej qė tė pėrfundoja afatin ushtarak. Filluan luftėrat nėpėr Europė kėshtu qė gjatė bombardimit tė Beogradit mė 6 prill 1941 isha nė Petrovaredin (Zrenjanin) deri mė 5 maj 1941. Njėsiti jonė endeshte rreth Beogradit. Atėherė komanda na la tė lirė, ata qė mundėn tė shkojnė nė shtėpi-shkuan, mirėpo nė atė kohė gjermanėt e kishin pushtuar vendin tonė dhe nga jugu i afroheshin Beogradit, kėshtu qė ishte e pamundur tė largohemi nga komanda dhe mė 5 maj 1941 nė Mitrovicė tė stremit u dorėzua komplet njėsiti jonė (IV Kraleski Puk).



    Gjermanėt na ngarkuan nė kamionė dhe na nxorėn diku nė Vojvodinė ku i mblodhėn tė gjithė robėrit e rrethit tė Beogradit, afėr 200 mijė robėr. Pėr dy javė na sistemuan nė Gjermani sipas profesionit, fesė, kombit, njohurive tė pėrgjithshme dhe gjendjes psiko-fizike. Mua mė sistemuan nė njė fabrikė qumėshti nė qytetin Krefeld afėr Düsseldorfit.
    Kėsaj periudhe tė erėt iu shtua edhe periudha pas luftės sė dytė ku intelegjenca u shua nė forma tė ndryshme. Fshatrat e brezit kufitar u internuan nė Maqedoninė lindore, njė pjesė u burgosėn dhe me tė dhjetėra tė tjerė u vranė pa proēese gyqėsore. Nė fshatin tim u vranė tre fshatarė tė pafajshėm nga policia kufitare dhe shėrbimet e fshehta tė UDB - sė “gabimisht”. Dhe nė ēdo fshat tjetėr nga dy e nga tre. Familjet qė nuk u internuan u burgosėn, burrat tė cilėt nga presionet psiqike (nė burg) dhe kėrcėnimet pėr zhdukjen e familjeve u detyruan me dashje dhe padashje tė bashkėpunojnė me sistemin, njė pjesė e mirė e tė cilėve me kalimin e kohės edhe u hyri nė qejf bashkėpunimi. Me hapjen e kufirit shtetėror ishin tė maltretuarit qė tė parėt u shpėrngulėn nė Amerikė dhe Europė. Kėshtu qė sot janė boshatisur tė gjithė fshatrat kufitare si: Spas, Ame, Krifcė, Banisht, Shullan, Jazulli, Kojnarė, Bomovė, Shushicė, Tarranik etj... Sot nga kėto fshatra kanė mbetur me qindra tregime pėr proēeset gjyqėsore tė montuara.
    Pra puna ėshtė mbi tė gjitha… Jeta ėshtė komplekse dhe na mundojnė ligjet e saja. Unė shpesh dėshiroj tė arrij mė shumė se e konceptoj jetėn por esapet s’mė dalin dot. Sepse nė tė kam shumė episode tė cilat kanė diē tė veēantė nė rrugė, familje dhe punė. Sot kur mundohem tė evokoj kujtime vėrrej se jeta mė ėshtė ngatėruar, dhe mė duket e gjatė sa tre shekuj, sepse nė kėto vende ka patur luftėra tė vazhdushme por edhe gjatė kohės sė paqės shqiptarėt kanė qenė nė luftė me



    Bullgarėt nė Dibėr s’kanė qenė tė sigurt sepse grykėn e Radikės dhe grykėn e Drinit tė zi shpeshherė e kanė kontrolluar forcat e Jusuf Ndreut - Xhelilit dhe Dan Camit e Hoxhė Muglicės. Kėshtu qė bullgarėt kanė krijuar tė ashtuquajturėn qeverinė e pėrkohshme tė Dibrės me njė komision tė pėrzier, shqiptarė, sllav, turq dhe torbesh. Megjithatė para se tė hynė forcat sėrbo-franceze kanė lidhur pėr t’i pushkatuar 200 burra te zgjedhur tė Dibrės. Por mekanizmin qė e kanė pasur frikė, funksionoi. Jusuf Xhelili me Pop Maqellarėn u dėrgoi fjalė se nuk do tė lėshon asnjė bullgar tė gjallė nga gryka e Radikės dhe Drinit tė zi nė rast se ekzekutohen dibranėt. Ndėrsa periudhėn e administrimit italian, Dibra e kujton me mall dhe nostalgji.
    Dibra e Madhe siē i themi regjionit tė Dibrės jashtė kufijve shtetėror, nė periudhėn e Italisė pėr radhė tė parė nė histori ka pėrjetuar njė lulėzim kulturor, ekonomik dhe politik. Vėshtirė se do tė kėmi ndonjėherė ashtu lulėzimi. Edhe pse ka qenė periudhė lufte dhe mjaft e shkurtėr ajo ka lėnė kujtime tė shumta nė popull.
    Plaku 93 vjeēar pasi shtėrngon gishtat fuqishėm herė tė njėrės e herė tė dorės tjetėr sėrish hudhet me bisedė nė kujtimet e tij gjatė kohės kur ishte rob lufte, dhe pas orarit tė punės flenim nė baraka ushtarake nėn mbikėqyrjen e disa pleqve rezervistė. Punonim 8 orė, ndėrsa pasdite (nė fillim me mbikėqyrje) shėtisnim nėpėr qytet, merreshim me sport, mėsonim gjermanisht nga fletushka e revista speciale pėr ne. Ushqimi nė baraka vinte nga kuzhina ushtarake dhe nuk kishte ndryshim nga ushqimi i rekrutėve gjerman. Ndėrsa ne muslimanėve na jepnin ushqim tė veēantė dhe nuk na pengonin pėr namaz dhe Ramazan. Pas gjashtė muajsh na dhanė nga njė kartolinė qė tė paraqitemi nė shtėpi.
    Pas njė viti mė transferuan nė Düsseldorf nė njė repart tė “Krup–it”, ku punoja nė kaldajat qėndrore. Nė vitin 1943 na dhanė tė drejtė tė pranojmė shtetėsinė gjermane dhe tė kalojmė nė qytetarė tė lirė gjerman. Dhe me kėtė rast njė numėr i madh sllovenėsh, kroatėsh, hungarezėsh dhe gjermanė nga Vojvodina u shtetėzuan.

    Nė fillim tė vitit 1944 qeveria e Tiranės i kėrkoi Gjermanisė t’i kthen shtetasit shqiptarė qė gjinden nė Gjermani si robėr lufte jugosllav me pretekst qė t’i angazhon nė luftė me guerilėn komuniste. Dhe mė 20 maj kėrkesa u aprovua dhe tė gjithė shqiptarėt tė cilėt ishin me prejardhje nga vendet nėn administratėn shqiptare u lėshuan nė shtėpi me leje pushimi 30 ditė. Dhe pas kėsaj tė paraqiten nė komandaqarkun pėr udhėzime tė mėtutjeshme.
    Tė gjithė robėrit nga Maqedonia Kah fundi i majit zbarkuam nė Prizren nga njė tren ushtarak, po atė ditė u nisėm pėr Tetovė nėpėr Shar, prej ku tė gjithė angazhuam karroca (taksi) dhe u shpėrndamė nėpėr qytete.
    Nė komandaqarkun e Dibrės nuk u paraqitėm ngase ato nuk e dinin ku e kishin kokėn. Gjermanėt ishin tė demoralizuar nga lufta qė po humbej, me tė cilėt komunikoja lirshėm dhe shpesh herė u shėrbeja pėr pėrkthime tė rėndėsishme. Nė fillim tė shtatorit 1944 gjermanėt tėrhiqeshin pėr nė veri. Ditėn kur u nisėn u pėrshėndetėm me oficerėt qė i njihja, njėri prej tyre mė la njė makinė shkrimi “Oliveti” dhe njė pushkė tė shkurtėr italiane. Nuk mė harrohen fjalėt tė njė oficeri fisnik – “Sot e tutje do tė jetoni me njerėz qė s’dinė ēka ėshtė WC”. E kishte fjalėn pėr rusėt.
    Disa orė mė vonė nė qytet u fut pararoja e brigadės tė shtatė sulmuese shqiptare. Nė ballė tė sė cilės ishin tė rinjtė dibranė nga Tirana. Flamurin e mbante Xheladin Krifca i cili mė vonė u emėrua ambasador nė Kinė.
    Kėshillat nacionalēlirimtare i organizonte kryetari i kėshillit tė Dibrės, Aqif Lleshi, bashkėfshatar i imi, i cili nuk mė mobilizoi pėr nė front me pretekst se gjashtė vjet pa ndėrprerje kam qėnė ushtar dhe rob lufte. Por mė propozoi dhe zgjodhi kryetar tė kėshillit nacionalēlirimtar pėr fshatrat Ame, Krifcė dhe Banisht.
    Deri nė fund tė vitit 1945 brigadat shqiptare kontrollonin Dibrėn dhe rrethin. Komandat brigade ishte Haxhi Lleshi, mė tė cilin ishim moshatarė dhe shokė klase nė shkollėn fillore sėrbishte nė vitet 1922-27. Kur ai mori urdhėr tė tėrhiqet brenda kufijve tė 1913 u duk qartė se bashkimi i trojeve shqiptare qė aq shumė e kishin propaganduar komunistėt ishte fars dhe se shqiptarėve tė jasht Shqipėrisė londineze u mbetej tė mendojnė pėr njė shansė tjetėr historike.
    Mė 1951 Aqif Lleshi para se t’i rrethohet shtėpia ai i informuar prej dikujt kaloi pėrtej kufirit me afėr tridhjetė anėtarė tė familjes.

    Po atė ditė nė tė gjithė Dibrėn filluan internimet masive, arrestimet, bastisjet, por edhe ekzekutimet nė brezin kufitar. Nė Veles dhe Shtip u internuan rreth 60 familje, pronat e tė cilėve iu bashkuan kooperativės me gjithė kafshė. Pleqtė, tė sėmurėt dhe shumė fėmijė vdiqėn nga uria, ethet dhe tuberkulozi. Internimet zgjatėn prej tre deri gjashtė vjet. Dibra nė Veles dhe Shtip la shumė varre.
    I ashtuquajturi revolucioni socialist nė Dibėr ka lėnė plagė tė pashėrueshme mė shumė se ēdo qytet tjetėr shqiptar.

    Nga Dibra nė gjermani kishte edhe robėr tė tjerė tė luftės, shton Xha Mirto si: Nazif Mashkulli, Shefki Strikēani, Xhetan Kaja, Kareman Sela, Hisni Strikēani, Elmaz Duka, Hisni Markja, Kalosh Lleshi, Osman Shehu, Bajram Frangu, Aki Tollumi, etj. Shėnimet tona nuk kanė tė ndalur ata do ti mbeten historisė, Qėllimi i kėtij shkrimi me rastin e trevjetorit tė vdekjes sė Mirto Qormemetit, ritushon qė pėrmes robit tė fundit tė luftės sė dytė botėrore tė prezentohet pjesėrisht dhimba, dhe vuajtjet e popullit tė kėtij nėnqielli.

    Arbana Qormemeti
    SHQIPmedia
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    Krenohem qe jam mbesa e tij.
    R.I.P
    arjeta
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

  3. #3
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Patriot e atdhetar kurr sdo vdesin, sepse puna kurreshtja per atdhe i ka bere te ndihen pran bashkombasve te gjalle dhe te pavdekshum .

    Lavdi per krenarin Atdhetaret.

    Prehu ne paqe i dashur b...... !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga naqeta : 21-06-2008 mė 16:17
    A don, e s'din, a din e s'don !

  4. #4
    Mora kenaqesi te nje lloji te vecante prej ketij shkrimi.
    Zakonisht, vetem kur na kercenohet liria dhe integriteti kujtohemi per figurat e shquara te kombit.
    Por, nuk duhen harruar, madje duhen prezantuar tek brezi me i ri per tu percjelle mesazhin:
    "Jemi ketu jo rastesisht por ne saje te perpjekjeve dhe luftes se paraardhesve tane. Jemi ketu mbi themelet e ngritura prej tyre".

    Biligoa, Arjeta, i nderuar qofte perhere patrioti dhe shqiptari(babai dhe gjyshi juaj), Mirto Qormemeti!

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga M_u_Z_a : 21-06-2008 mė 17:14
    E bardha eshte pak...

  5. #5
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Do te thosha se ky shkrim dhe kjo histori e Mirto Qormemetit eshte diēka e veēante per Dibranet dhe per mbare kombin tone Shqiptar.

    Edhe se kam pas fatin kur isha femije ta njoh dhe te di per mixhen Mirton nga Baballaret tane, qe na tregojshin ēdo here per historine e heronjeve Dibran.
    Qofte dheu i lehte, per keta heroj dhe trima Shqipetar.

    Me respekte Biligoa,Arjeta dhe Naqeta

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anėtarėsuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Nė USA . Pėr kontaktim ,mund tė mė kontaktoni nėpėrmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Kjo vlen vetėm pėr Arietėn -hahahahahahaaa .

    Lavdi per krenarin Atdhetaret.

    Prehu ne paqe i nderuar Mixha Mirto ![/QUOTE]


    Edhe kėta njerėz i njohi .

    Nė tė djathtė Rametliu Mixha Mirto ,ngjit me te Xhepi ,mandej mė i madhi Reshati ,ajo gruaja - nėna e kėtyre ( tezja ime ) edhe nė fund fare ajo vajza e vogėl ( qė ka dalė gati si pėr gjysėm ) Vebia .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kepi : 21-06-2008 mė 20:39

  7. #7
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    flm kepi, dolem kusherinj tani?? gezohem qe u njohem ne forum haahaaaaaaaaa
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Thumbs up Mirto Qormemeti!

    Tė shkruash pėr tė sėshtė e lehtė sepse sdi ētė kapėsh mė parė: fisnikėrinė, trimėrinė, talentin, kėmbėnguljen, vullnetin apo dashurinė pėr kombin.
    Biligoa!
    Per NJEREZ te tille ka gjithmone cka te shkruhet e thuhet ....gjithcka cka shkruhet,per te tille Njerz si Xha Mirtoja, eshte pak, per te gjitha te bemat e atyre Shqiptareve qe synim brenda shpirtit dhe gjakut te tyre kishin vetem atdhedashurine, perjetimet,vuajtjet,sakrifica dhe puna e tyre Kombetare. ishin jane dhe do te mbeten per Ne pasardhesit e tyre ,motivi me i forte se si luftohet dhe vdiset per Atdhe.
    Perjetova caste te ndjeshme ne pershkrimin tuaj per kete Burre Shqiptar.
    Faleminderit Biligoa,qe sjell shkrime per ata qe deshen ta shofim Shqiperin NJE dhe te Vetme,ETNIKE!
    Lavdi vepres se Xha Mirto Qormemetit.

    Me respekt
    Ēaushi
    Dhuro shumė...e prit pak!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anėtarėsuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Nė USA . Pėr kontaktim ,mund tė mė kontaktoni nėpėrmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Epo jeta ėshtė e tillė , Ai apo Ajo qė lindėn njė ditė edhe do tė vdes ( se ashtu ėshtė regulluar kjo botė ) ,por pyetja ėshtė se ēka vdes prej atij individi vetėm qenia e tij biologjike apo edhe vlera e tij-saj njerzore .

    Mixha Mirto tė prehet nė paqė atje ku ėshtė ,dhe fėmijtė e tij duhet tė mburėn dhe tė jenė krenarė me veprėn e tij qė kurė nuk iu pėrual atij sistemi xhelat qė na silleshte mbi koka si shpatė demokleu 24 orė resht e shtatė ditė tė javės pa ndalė .

    Tė gjithė Atdhetarėt e moshės sė Mixhės Mirto ( por sidomos na qė kemi jetur mu nė vijėn kufitare me shtetin Shqiptar - fashtrat qė janė pėrmendur nė biogrfinė e tij ) kemi kaluar po tė thuash nėpėr tė njetat peripeti tė jetės ,kush mė shum e kush mė pak ,e shum disa edhe e paguan me kokė e qė ende as sot nuk iu dihen varet pėrgjat brezit kufitar nė tė dy anėt .

    Me familjen e Mixhės Mirto njehemi mirė se mė fėmijtė e tij jemi nipėr e mbesa nė njė fis -me njė fjalė i jemi kushėri .
    Jeta dhe vepra e Mixhės Mirto ,mund tė pėrshkruhet me njė fjali popullore :-
    '' bukė e krypė e faqe bardhė '' .
    Me vajzėn e tij mė tė voglėn -Vebijen kemi njė datėlindje dhe mrenda njė ore bile ,kemi qenur nė shkollė sėbashku dhe me njė klasė deri sa mbaruam gjimnazin .
    E cila vajzė, Vebija pra ,pas demostartave tė 1981-shit nė Prishtinė ,pati bukur probleme me jetėn e saj nga ai sitem idiot dhe idiotėt qė e drejtonin ate sistem .

    Djemtė tė gjithė tė shkolluar nė fakulltete tė mira ( inxhinjera tė teknologjisė ) dhe me suksese shembullore ,sidomos Rexhepi i cili edhe e mbaroi si tetvjeēaren si fakulltetin para afatit tė viteve shkollore tė regullta me nga njė e dy vite mė herėt ,por shkaku i krenarisė dhe veprimtarisė sė prindit tė tyre kurnjėherė nuk u punėsuan nė punė shoqėrore-shtetėrore tė atij shteti idiot qė deshte njerzit e dijshėm tė jenė kukulla ( mupet show ) nė dorė tėtyre .


    Njė pėrjetim individual nga vlerat e mixhės Mirto qė ka trashėguar tek tė bijtė dhe bijat e tij - respekti dhe therorizimi pėr miqė e dashamirė.
    Ishim nė Kosovė nė shkollė atė kohė , unė nė fakulltet viti i parė e Reshati nė shkollė tė mesme Maturant atė vitė .
    Mbasi unė isha shum vonė ,dhe nuk munda tė sistemohem me banim nė internat e as nė banesa private ,se andej nga kėrkonim banesa thuajese tė gjitha tė zanura ,mbeta rugėve pėrkohėsisht .
    Atė mbrėmje takohem me Reshatin dhe nė bisedė e sipėr del biseda te puna e banes.
    Mė pyet nėse gjeta banesė ? ia kthej qė jo.Kėrkova andej e kėndej por kurgjė hiē.

    Mė thotė mos u mėrzit ,vjen e banon tek unė nė internat-konvikt si ilegal .
    I them punė qė s'bėhet, ti je maturant tė duhet kohė dhe qetsi pėr tu pėrgaditur e mbi tė gjitha provimet e maturės ,e me mė gjetur edukatorėt aty ,tė nxjerin edhe ty nga internati e mbetėn rrugėve .
    Ai ishte nė shkollė tė mesme ,kėshtuqė ata kishi kontrolle tė repta nė internat pėr ditė e pėr natė nga edukatorėt ,sikur nė ushtri .
    Vlen pėr tė pėrmendur ,se kam pasur tė afėrm tė tjerė edhe mė tė afėrm se Reshati nė ate qytet dhe internat-konvikt,por kurnjeni nuk pati guxim qė ti sfidon rregullat e internatit dhe kontrollet e edukatorėve .

    Reshati kėmbėnguli ,dhe ashtu u vendos .
    Ndejta-banova tek Rexhati mbi njė muaj ilegal ( me gjithė ate kontrollė tė reptė tė edukatorėve ) dhe mbi tė gjitha shkosha me Reshatin dhe haja nė menzė tre haje sikur me qenur banor i regullt i konviktit .

    Pėr fat ,atė kohė dikush nga studentėt u largua nga internati dhe unė aplikova pėr banesė nė internat .
    Pata fat dhe mė dhanė tė drejtė banese , pak edhe nga mirkuptimi i edukatorėve dhe udhėheqjes sė internatit duke patur parasysh respektin e tyre pėr dibranėt por edhe si ndihmė e tyre ndaj nesh jashtė Kosovės. Me kėtė rast i falemderoj edhe ata.



    Por tani mė ,unė banoja nė pjesėn e internatit tė studentėve dhe ne hanim mbasi mbaronin kėta tė shkollės sė mesme .
    Ishte njė edukator dhe pedagog shum i mirė - Xhaferi .Xhafa e thirnin nxėnėsit e shkollės sė mesme .
    Reshati njė ditė ,nė menzė mė pret aty nė tavolinė pėr tė biseduar .
    Kur ja ne duke biseduar me Reshatin ,vjen ky edukatori Xhafa dhe mė thot:-

    Dibran, ēka u bė qė nuk vjen mė me Reshatin sėbashku nė menxė pėr ushqim.Jeni idhėruar pėr diēka ?!
    Pėr tu tallur , duke u qeshur i them :- jo jo asnjera e as tjetra ,por Reshati ėshtė mė i vogėl se unė dhe e lė tė vjen mė pėrpara tė han .
    Ai hapi sytė dhe mė sheh duke mė pyetur :-
    Prej kur qenka mbetur Reshati mė i vogėl pėr ty ?
    I them ,prej ditės qė mora dhomė nė kėtė konvikt -para nja njė jave ,hhahhahaha .
    Ai pak sa i xhindosur e pak sa i inatosur ma kthen :-
    Ty ,Ty, Ty dibran ,pėr kaq kohė paske qenur ilegal tek Reshati e na ( pesė edukator e drejtoriati plus ) nuk e paskemi kuptuar kėt hile .

    I them , po ,ėshtė mė se e vėrtetė ,kaq kohė kam qenur ilegal tek Reshati .
    Por pėr tia zbutur pak zemrimin ( se vėrtet ishte burrė shum mirė ) i them:-
    unė dhe Reshati kemi pas menduar qė ju e dini kėtė gjė ,por keni mbyllur njerin sy dhe njerin vesh puna e ndihmės dhe respektit qė keni pėr dibranėt.
    Na e kthen , a jo-jo . Asnjėri nga ne nuk e kemi ditur kėtė .
    I them, zotni ,e kuptoj reagim tėnd ,se duhet tė mbulosh diellin me shoshė ( puna e punės me demek i them ) ,pėr kėte ju faleminderit shum .
    Na e kthen , ah ,jo-jo ,por dieni mirė njė gjė , se pėr kaq vite qė punoj si edukator ,nuk ka mundur kush tė ma hedhėn mu ,sikur ju tė dytė .Vėrtė paskeniqenur Dibran .
    Duhet falamderuar edhe edukatorin Xhafer nė kėtė rast qė nuk mori masa ndėshkimore ndaj Reshatit atė kohė .Se tė kishte qenur ndonjė edukator tjetėr idiot ,sigurisht Reshati kishte mbetur rrugėve - pa benesė nė ditėt kur i duheshte mė sė shumti pėrkushtimi,qetėsia dhe banesa.

    Me kėtė desha me thėnė se djali i Mixhės Mirto , ai i rezikoi vetėn ( qetėsinė dhe banesėn ) pėr me mė rahatuar mua pėrkohėsisht me qėndrim .

    Me kėtė rast e pėrshėndesi tė gjithė fėmijtė e Mixhės Mirto ,por sidomos Reshatin , Vebijen dhe Rexhepin .
    Rametliu qoftė i Xhenetit .

  10. #10
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ..........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 22-06-2008 mė 03:02
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata e Krimeve tė Rėnda: Dėnimi burg pėrjetė pėr Aldo Baren
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 202
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 18:52
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 23:00
  3. theks
    Nga Antitrup nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2005, 16:05
  4. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07
  5. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •