Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Meditime mbi kuptimin e vdekjes

    Nė prag tė pėrkujtimit tė tė vdekurve!



    Njeriu i sotėm nuk deshiron ta pranojė vdekjen!

    Jemi para njė pėrkujtimi qė na nxit tė reflektojmė thellė e sidomos, na shtyn t’i bėjmė vetes pyetjen mė tė rėndėsishme, tė pėrjetshme; prej nga vijmė e ku shkojmė? Ē’kuptim ka jeta e aq mė tepėr, vdekja?

    Vdekja sot ėshtė bėrė fjala mė e padėshrueshme, ėshtė bėrė tabu. Nuk duhet folur pėr tė, e as nuk duhet menduar.

    Njeriu i sotėm nuk dėshiron ta pranojė vdekjen; prandaj pėrpiqet tė krijojė mitin e shėndetit e tė formės sė pėrkryer fizike, njė lloj rinie tė pėrjetshme, qė e pėrjashton plakjen e vdekjen.

    Ndeshemi me prirjen pėr t’ia fshehur vdekjen njeriut qė i afrohet cakut tė fundit nė kėtė botė, duke i mohuar kėshtu mundėsinė tė pėrgatitet pėr kėtė shtegtim tė mbram, tepėr tė vėshtirė, drejt amshimit.

    Njeriu i sotėm rrallė herė vdes nė shtėpi tė vet, i rrethuar nga fytyrat e dashura tė tė afėrmve; fatkeqsisht - sot vdiset ndėr strukturat shėndetėsore, nė vetmi tė plotė!

    Vdekja bėhet gjithnjė mė anonime, formė e shpersonalizimit tė njeriut qė ka jetuar e ka vdekur.



    Tepėr aktuale lutja-poetike e poetit tė famshėm gjerman, Rilke:
    Jepi, o Zot, secilit, vdekjen e vet,
    vdekjen qė nga jeta lulėzoi;
    nga jeta nė tė cilėn ēdo njeri,
    gėzimin e vuajtjen provoi.


    Por ka edhe mė; ėshtė edhe vdekja sipas dėshirės, pasojė e kulturės sė vdekjes e cila vijon tė pėrhapet pėr shkak tė jetės sė papėrgjegjshme, qė i kundėrvihet vetė jetės, nė tė cilėn mbretėron droga, shpejtėsia e ēmendur, netėt me dehje ndėr diskoteka…

    Vjen pastaj vdekja e dėshpėruar e njeriut qė jeton pa shpresė.

    Vetėm vdekja e krishterė pėrshkohet nga vetėdija e kalimit nė jetėn e pasosur, ėshtė plot me shpresėn e njeriut qė e lėshon plotėsisht e pėrfundimisht veten nė duart e Atit Hyjnor, i sigurtė se do tė ringjallet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 29-10-2006 mė 16:24
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Tema tė Ngjashme

  1. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  2. Emri Shqip Onomasiologjik "Arbėria" - Nezir Myrta
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-08-2002, 02:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •