Close
Faqja 32 prej 55 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 640 prej 1094
  1. #621
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Asnjë projekt i rëndësishëm në zonat shqiptare

    Asnjë promovim të projekteve grandioze nëpër komuna, asnjë projekt për themelim apo zgjerim të institucioneve nëpër komunat shqiptare dhe një pasivitet i theksuar ka qenë pasqyra e aktiviteteve të ministrave shqiptarë në kabinetin e Gruevskit

    Para fushatës zgjedhore por edhe afateve të përcaktuara që nuk do të konsideroheshin si fushatë zgjedhore, ministrat e kabinetit qeveritar nga radhët e BDI-së nuk kanë realizuar asnjë projekt të madh që ka të bëjë shqiptarët. Kështu që është lënë pas dore edhe projekti i ngritjes së zonës së lirë ekonomike në Maqedoninë Perëndimore.

    Partitë opozitare kanë drejtuar tone të ashpra kritike për neglizhencën dhe pasivitetin e skajshëm të ministrave shqiptarë për të realizuar projekte të mëdha, sidomos në këtë periudhë kur janë mundur të arrihen projekte dhe buxhete të caktuara edhe për zonat shqiptare. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka akuzuar ministrat shqiptarë por edhe partinë e koalicionit BDI për mos realizimin e asnjë projekti të rëndësishëm për shqiptarët. “Derisa në Maqedoninë Lindore harxhohen 55 milion euro investime për ato zona, në Maqedoninë Perëndimore asgjë nuk ndodhë. Shqiptarët ditë e më keq po varfërohen dhe po anashkalohen. Ky është një diskriminim i paparë që po ndodhë dhe pikërisht nga një parti që trumbetonte më shumë të drejta dhe që gëzon shumicën e elektoratit shqiptar”, ka theksuar nënkryetari i PDSH-së, Iljaz Halimi.

    Nga ana tjetër, BDI ka hedhur poshtë akuzat e drejtuara nga opozita, duke shtuar se ata po realizojnë projekte konkrete. Zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku ka theksuar se ministrat çdo ditë mund të shihen në opinion duke kryer projekte.

    “Unë nuk e di, nga është kjo ide se ata nuk kanë punuar. Çka më shumë duhet, për të konfirmuar se ata kanë realizuar projekte konkrete, se sa shfaqja e tyre e rregullt në publik, duke konfirmuar gatishmërinë e tyre për punë. Ministrat Shqiptarë, punën e tyre, për projekte të qeverisë, e kanë shfaqur haptazi, nëpër media”, ka theksuar Duraku.

    Sipas tij, ministri i Ekonomisë për shembull në çdo dy tre ditë ka qenë nëpër media, duke prezantuar punët e kryera, e njëjta vlen edhe për Bujar Osmanin, ministrin e shëndetësisë. E njëjta vlen edhe për Ministrin për punë dhe politikë sociale. Ky ka qenë reagimi dhe vlerësimi i dhënë nga ana e zëdhënësit të Qeverisë.

    (INA)
    Sui generis

  2. #622
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH filloi fushatën nga Gostivari

    Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) filloi fushatën zgjedhore në Gostivar me moton “Vazhdojmë Shqip”.

    Në mitingun e parë me qytetarët gostivaras në sallën sportive “Rinia” në Gostivar u prezantuan kandidati për kryetar komune, Gazmend Aliji, por edhe lista e këshilltarëve të kësaj komune. Ndërkohë, para simpatizantëve dhe pjesëmarrësve ka folur kandidatja për presidente e PDSH-së, Mirushe Hoxha e cila përmendi rëndësinë e postit të presidentit.

    “Një shtet nuk mund të prosperojë nëse nuk ka strategji afatgjate si në politikën e jashtme ashtu edhe të brendshme. Presidenti me angazhimin e tij duhet të zhvillojë marrëdhëniet për një shoqëri multietnike dhe të plotësojë kushtin për demokraci liberale. Ky institucion duhet të kërkojë mbështetje për përshpejtimin e evrointegrimeve të vendit. PDSH e din se nga burojnë problemet dhe si të korigjohen ato”, ka theksuar kandidatja për presidente Mirushe Hoxha.

    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në këto zgjedhje, për shkak se sipas tij PDSH është e vetmja parti që mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni.

    “Mos votoni për njeriun që është eksponent i krimit të organizuar, por edhe për avanturistë që rrezikojnë jetërat e gostivarasve dhe nxisin parregullësi”, ka theksuar Thaçi. Ai ka përsëritur se rruga e vetme e Maqedonisë është integrimi në NATO dhe BE ,përndryshe sipas tij ky vend nuk do të ekzistojë.

    Në këtë tubim kanë folur edhe kryetari i nderit i PDSH-së, Arbën Xhaferi dhe kandidatët për kryetar komune të Tetovës dhe Gostivarit, Sadi Bexheti dhe Gazmend Aliji.”PDSH do t`ia kthejë nderin Gostivarit, do t`ia kthejë mirëqenien ashtu siç e meriton, dhe e cila është marrë nga udhëheqësia aktuale”, deklaroi Aliji.

    (INA)
    Sui generis

  3. #623
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Incident elektoral në Gostivar

    03 03, 2009
    Ekipi elektoral i kandidatit të pavarur Rufi Osmani, denoncoi sot një incident të ndodhur në Gostivar.

    Rreth orës 3 të mëngjesit, është shkatërruar një poster elektoral i kandidatit Osmani dhe listës së kandidatëve të pavarur për këshilltarë komunal që prihet nga Fadil Zendeli. Siç njofton ekipi mbështetës i kandidatit Osmani, autoritetet e rendit po hetojnë rastin, ndërkohë që ndërkombëtarët në vend, janë njoftuar me emrat e 8 personave, të dushuar si autorë të incidentit. Ata i bëjnë thirrje aktivistëve të të gjithë partive të tjera politike, ti japin fund shantazheve dhe incidenteve të tilla.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #624
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi: Jemi të vetmit që mbrojmë interesat shqiptare

    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në këto zgjedhje, për shkak se sipas tij PDSH është e vetmja parti që mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni


    Në mitingun e parë me qytetarët gostivaras në sallën sportive “Rinia” në Gostivar u prezantuan kandidati për kryetar komune, Gazmend Aliji, por edhe lista e këshilltarëve të kësaj komune. Ndërkohë, para simpatizantëve dhe pjesëmarrësve ka folur kandidatja për presidente e PDSH-së, Mirushe Hoxha e cila përmendi rëndësinë e postit të presidentit.

    “Një shtet nuk mund të prosperojë nëse nuk ka strategji afatgjate si në politikën e jashtme ashtu edhe të brendshme. Presidenti me angazhimin e tij duhet të zhvillojë marrëdhëniet për një shoqëri multietnike dhe të plotësojë kushtin për demokraci liberale. Ky institucion duhet të kërkojë mbështetje për përshpejtimin e evrointegrimeve të vendit. PDSH e din se nga burojnë problemet dhe si të korrigjohen ato”, ka theksuar kandidatja për presidente Mirushe Hoxha.

    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në këto zgjedhje, për shkak se sipas tij PDSH është e vetmja parti që mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni.

    “Mos votoni për njeriun që është eksponent i krimit të organizuar, por edhe për aventuristë që rrezikojnë jetërat e gostivarasve dhe nxisin parregullsi”, ka theksuar Thaçi. Ai ka përsëritur se rruga e vetme e Maqedonisë është integrimi në NATO dhe BE ,përndryshe sipas tij ky vend nuk do të ekzistojë.

    Në këtë tubim kanë folur edhe kryetari i nderit i PDSH-së, Arbën Xhaferi dhe kandidatët për kryetar komune të Tetovës dhe Gostivarit, Sadi Bexheti dhe Gazmend Aliji.

    ”PDSH do t`ia kthejë nderin Gostivarit, do t`ia kthejë mirëqenien ashtu siç e meriton, dhe e cila është marrë nga udhëheqësia aktuale”, deklaroi Aliji.

    Sipas tij, PDSH çdoherë ka ditur të dallojë të keqen nga e mira , të bardhën nga e zeza dhe se në të njëjtën mënyrë do të vazhdojë politika e kësaj partie.

    Kandidati për kryetar komune nga radhët ë PDSH në Tetovë Sadi Bexheti u shpreh para të pranishmëve se në planin politik do të ballafaqohen opsionet dhe aftësitë politike, individuale, intelektuale dhe ndërmarrëse të kandidatëve.

    Kryetari i kuvendit zgjedhor të PDSH-ës Arben Xhaferi theksoi se partia pjesë e së cilës është edhe ai që në fillim ka zbuluar rrugëzat nga tendencat e palës maqedonase, e cila bën hile me etnitetin shqiptar.

    (INA)
    Sui generis

  5. #625
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hoxha:Patjetër të ketë kompromis për emrin

    Partia Demokratike Shqiptare sonte ë Teracë promovoi kandidatin e saj për kryetar Komune, Salajdin Beadinin.
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci, në fjalimin e tij u përqëndrua më tepër rreth zgjedhjeve dhe incidenteve që sipas tij përgaditen nga qarqe te caktuar maqedonase që më pas ti mvishen shqi[tareve. Ndërsa kandidatja për kryetare të shtetit nga radhët e kësaj partie Mirushe Hoxha spjegoi para banorëve të Komunës së Tearcës se cili është orientimi politik i PDSH-së dhe cili është plani i partisë që shteti ynë në të ardhmen të jetë pjesë e familjes evropjane dhe strukturave të NATOS.
    Mirushe Hoxha, kandidate per presidente e PDSH-së tha se meqë synimet e PDSH-së janë integrimet Euro- atlantike, hyrja në NATO, duhet patjetër të gjehet një zgjedhje kompromisi lidhur me emrin.
    "Atëherë si do t’ia bëjmë me çështjen e definimit të maqedonasve antik apo maqedonasve me prejardhje sllave. Unë dhashë këtë propozim që është edhe qëndrim i partisë tonë. Çështjen se a janë maqedonasit antik ose sllavë ju lutem t’ia lëmë shkencës dhe ta ndajmë shkencën nga politika", theksoi kandidatja Mirushe Hoxha.
    Kryetar I PDSH-së Menduh Thaci tha se ka bindur një pjesë të madhe të BE se te shqiptarët e maqedonisë zgjedhjet janë problem për shkak se institucionet e Maqedonisë e deri te sigurimi i shtetit inkuadrohen dhe përzihen kur mbahen zgjedhjet.
    "Ata kanë dy qëllime pse përzihen. I pari që të arrijnë që të zgjedhin përfaqësues shqiptarë të cilët do të punojnë për interesat, idetë e maqedonasve dhe e dyta duan që ta deformojnë vullnetin politikë të shqiptarëve", shtoi Thaçi.

    Alsat
    Sui generis

  6. #626
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    SHBA/UE

    04.03.2009

    Tentimi për të ngulfatur fjalën e lirë, nuk do të korrë sukses

    Me rastin e ndalimit të gazetarit dhe kryeredaktorit të Shqip Media z. Naser Pajaziti nga njësiti "Alfa" famoze në Maqedoni, ne, aktivistët e diasporës nëpërmjet këtij reagimi shprehim shqetësimin tonë të thellë me mënyrën e ndalimit dhe sjelljen jo njerëzore i njësitit në fjalë, dhe mbrojtjen e fjalës së lirë të cilën me çdo kusht në Maqedoni po ngulfatet dita ditës!

    Ne nuk i dimë arsyet, por as që duam t'i dimë arsyet kur kemi parasysh se ky njësit "special" në shumë raste ka maltretuar dhe burgosur njerëz të pafajshëm. Ka tmerruar familje të tëra, ka frikuar fëmijë duke bërë si të çartur gjatë bastisjeve në shtëpitë shqiptare!

    Nga ky këndvështrim, se ekzistojnë prova të mjaftueshme për gabimet e tyre të bëra të pafalshme, ne, aktivistët e diasporës kërkojmë nga mekanizmat ndërkombëtarë të vendosur në Maqedoni, si dhe nga faktori politik shqiptarë të reagojnë ashpër, ngase fjalën e lirë, shprehjen e lirë jo "Alfat" por askush nuk mund t'ia ndalë njeriut në një shtet demokratik. Kërkojmë që njësiti i cili ka maltretuar Kryeredaktorin e Shqip Mediave të nxjerrët përpara drejtësisë dhe të paguan dënimin e merituar.

    Alisetar Ramadani - Zëdhënës

    Marrë nga: http://www.dervendi.com/forum/showth...=2031#post2031
    _________________
    Bashkimi bën fuqi!
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  7. #627
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Intervista e deputetit të pavarur Daut Rexhepi –LEKA



    I ftuar i emisionit opinion në NEWS 24 ka qenë deputet i pavarur nga Maqedonia Daut Rexhepi – Leka i cili disa ditë po qëndron në Tiranë. Me c`rast mori pjesë në një Konferencë për çështjen Çame. Atëherë z.Leka si e shihni Ju këtë çështje?

    Përshëndetje fillimisht për shikuesit e tuaj, për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Po, jam i ftuar nga Instituti për Studimet për Çamërinë. Me këtë rast jam paraqitur me një temë: “Sensibilizimi i çështjes çame në Maqedoni dhe kërkimi i rrugëve të rikthimit në Çamëri”. Mendoj se kjo Konferencë është me një rëndësi të veçante, është një punë e shumë njerëzve. Ku morën pjesë përfaqësues edhe të shumë kombeve tjera, miq të cilët angazhohen për zgjidhjen e çështjes çame. Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë dhe çam të cilët edhe sot e kësaj dite jetojnë në Çamëri. Mendoj se kjo Konference veçanërisht ishte e mirë ngase kontribuoi në sensibilizimin dhe argumentimin e të drejtës çame, i të drejtës për kthimin e çamëve në tokat e tyre.

    Në Maqedoni ç`farë mendimi ka faktori shqiptar për çështjen çame?

    Mendoj se duke pasur parasysh fatin pothuajse të njëjtë të shqiptarëve të Maqedonisë dhe të trevave të tjera jashtë kufirit administrativ të shtetit Shqiptar çështja çame është diçka që ngërthen në vete një diskriminim, gjenocid të pa parë çnjerëzor që për fat të keq është mbajtur e heshtur dhe e bllokuar nga qendrat kombëtare dhe ndërkombëtare. Kështu me këto aktivitete dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, besoj se Shqipëria do te jetë faktor që do të ngrejë zërin duke përfshirë këtu dhe mbështetjen e shqiptarëve të Maqedonisë dhe gjetiu për të sensibilizuar dhe zgjidhur çështjen çame .

    Zoti Rexhepi ju jeni deputet i pavarur, pra aktualisht nuk jeni as me partinë e Ali Ahmetit BDI, e as me partinë e Menduh Thaçit PDSH. Pse është nxitur ky qëndrim i juaji për të qëndruar i distancuar nga dy partitë politike kryesore të shqiptarëve të Maqedonisë, duke përfshirë dhe faktin se ju keni qenë dhe komandat i UÇK duke qenë shumë aktiv në vitin 2001. Pse mendoni se asnjë nga partitë politike shqiptare nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shqiptare të Maqedonisë?

    Nuk është vetëm mospajtimi im, por ka shumë si unë të cilët jo të gjithë e shprehin mendimin Ndryshe. Do te kisha filluar nga e para. Unë kam qenë në organizimet e para të luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës në luftën e saj. Më pas nga fillimi gjerë në fund të luftës së 2001 në Maqedoni dhe në fund ndodhi ajo që ndodhi, u arrit Marrëveshja e Ohrit, ku filloi dhe mospajtimi për themelimin e partisë që thuheshte atëherë se doli nga lufta. Dhe ne që atëherë shprehëm mos pajtueshmëri ngase në atë organizim politik u përfshin personalitete të përlyera nga politika që më duhet te them pa rezerva, të njohur për veprime antishqiptare që arritën të imponohen dhe të depërtojnë në subjektin e dalë nga lufta BD. Kjo ishte një pikë e nxehtë dhe mos pajtueshmëri bëri që unë të mos jem pjesë e atij subjekti.

    Kjo ju zbrapsi nga BDI, po çka është ajo që u zbrapsi tani nga PDSH?

    Pas një kohe relativisht një vjeçare në bisedimet e sipërme duke u bazuar në programin dhe vizionet politike të z.Arbër Xhaferi, fjalëve të mëdha të Menduh Thaçit. Unë si përfaqësues i një pjesë të krahut të luftës së 2001 aderuam në PDSH. Kështu, për fat të keq, jo vetëm që nuk arritëm të realizojmë programin, por nuk arritëm të realizojmë as edhe ato pika që morëm për obligim, veçanërisht të shtresës më të dëmtuar gjatë periudhës së luftës, jetimëve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe ish ushtareve të UÇK-së që kanë qenë më të goditurit gjatë periudhës së pasluftës.

    Po pikërisht lufta gjatë vitit 2001 ku ju keni qenë një nga aktorët kryesore lidhet dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Zoti Rexhepi kanë kaluar mbi 7 vite prej kur dhe është firmosur kjo marrëveshje jeni të kënaqur me rezultate e saja apo jo?

    E vërteta e kësaj është se kush participon në qeveri nga subjektet politike shqiptare i harron obligimet dhe premtimet që ka dhënë gjatë fushatës para popullit. Vetëm kur janë në opozitë i kujtohen këto. Duhet të jem real në këtë drejtim. Duke filluar të jem kritik nga vetvetja. Më duhet të theksoj se Marrëveshja e Ohrit keqpërdoret, ky dokument kornizë është dashur të përfundojë në vitin 2004. Pra, në emër të Marrëveshjes së Ohrit, për të zgjidhur problemet e shqiptarëve në Maqedoni siç është përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, përdorimi i simboleve kombëtare, investimet në arsim, kulturë, përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e sistemit, përfshirja e shqiptareve në institucionet vendimmarrëse. Këto probleme nga 2002 mbeten të hapura gjer më sot.

    Megjithatë keni bërë Ju presion si pjesë e luftës atij faktori të rëndësishëm që përfaqëson luftën e 2001 ndaj partive politike shqiptare për të realizuar këto kërkesa qe ju i theksoni?

    Është e pamundur të bësh presion duke qenë në një subjekt politik. Mund t`i thuash këto gjëra, t`i hapësh këto çështje. Dhe nga kjo që unë nuk kam hezituar ti them gjërat hapur si rezultat i tërë kësaj jam i përjashtuar nga PDSH, njëherit dhe i njollosur nga subjekti politik për të cilin kam kontribuar 7 vite reshtë. E nxora nga koma duke e ngritur në këmbë, duke besuar se do ti çojë proceset para .Edhe kur PDSH ishte në qeveri 18 muaj nuk arriti asnjë nga këto pika të realizojë. E keqja e të gjitha këtyre zhvillimeve është se të gjitha subjektet politike futen në koalicion të qeverisë pa kushte konkrete dhe afate të caktuar për realizimin e kërkesave me interes jetik për shqiptarët e Maqedonisë. Duke pretenduar, duke mashtruar popullin gjatë fushatës parazgjedhore për angazhimin e tyre, për realizimin e këtyre çështjeve të nxehta të domosdoshme për popullatën shqiptare arrijnë ti bindin dhe të marrin votën për qëllimet e tyre. Pastaj nga interesi i përgjithshëm kalojnë në interesat partiake dhe ato individuale. Kështu që kur vjen në shprehje një situate e qetë politike arrijnë forcat politike me shumë mjeshtëri të krijojnë skenarë të ndryshme, pra të krijojnë skenarët më të paparashikueshme ku vjen në shprehje dhe humbja e jetës së njeriut, shqiptarëve. Vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen e popullatës se çka bënë këto me obligimet që kanë marrë.

    Zoti Rexhepi dukeni i zhgënjyer nga të dy partitë politike shqiptare , megjithatë politikës shqiptare i duhen lider shqiptarë. Kur jeni të zhgënjyer nga Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi ka sipas jush ndonjë lider shqiptar që mund t`i realizoj këto kërkesa të dala pas luftës ?

    Dua të shtoj se liderët shqiptarë në Maqedoni nuk i japin llogari askujt. Më duhet të sensibilizoj opinionin duke parashtruar disa argumenta që janë shumë të logjikshme duke alarmuar dhe shtetin Shqiptar se në Maqedoni zhvillimet shkojnë në një situate kaotike në një devijim total të interesave të shqiptarë në Maqedoni. Lidershipi shqiptarë bëhet mirë kur është pjesë e pushtetit dhe nuk duan të dëgjojnë fare për problemet e hapura të popullatës shqiptare. Mendoj se duhet dhe shteti shqiptarë të ketë qasje, të ketë llogarimarrje si shtet amë që i takon edhe me Kushtetutën e Shqipërisë. Të kërkojë llogari për arritjet ose mos arritjet politike të lidershipit të vendit ngase shndërrohen në bajraktarë atje dhe nuk pyesin askënd, nuk japin llogari për asgjë. Vijnë këtu në Shqipëri, ndërtojnë imazh duke realizuar takime me krerët e Tiranës zyrtare ngase reflektohet mbështetja ose mos mbështetja e Tiranës zyrtare për opsionet politike që veprojnë në Maqedoni.

    Duke qenë se jemi në fushatën zgjedhore në Maqedoni, zgjedhje këto që do të zgjedhin president shteti një kandidat maqedonas. Pra, edhe në këto zgjedhje nuk do te ketë mundësi që shqiptarët të zgjidhen president shteti. Pse është kaq e vështirë që faktori shqiptarë të imponojë përmes votave që ka të cilat nuk janë të pakta, një figure kryesore të zgjidhet për president shteti?

    Pikërisht këtu është dhe zanafilla e problemeve të mos funksionimit të mirëfilltë të politikës shqiptare në Maqedoni. Duke qenë të përçarë të gjitha subjektet politike shqiptare, duke shikuar secili ndërtimin e relacioneve të mira me bllokun politik maqedonas dhe jo atë shqiptare, përçarja bëhet edhe më e thellë ngase kjo është dhe tendenca e bllokut politik maqedonas. Që më pas me njërin nga cilido qoftë subjekt shqiptar ta ketë me vete dhe në këtë mënyrë të mbledhin edhe votat e elektoratit shqiptarë të cilat janë vendimtare për fituesin e kandidatit maqedon.

    Për të thënë të drejtën z.Rexhepi ju shprehët një shqetësim që qëndron, megjithatë sikurse në kohën kur PDSH ka qenë në pushtet dhe tani pjesëmarrja e BDI në pushtet ka ndodhur e njëjta gjë. Si mendoni që faktori shqiptarë mund të paraqes vërtet interesat e veta duke qenë se e njëjta gjë në vazhdimësi ndodh pavarësisht cila parti shqiptare është në pushtet?

    Më detyroni të përsëris gjërat. PDSH pjesë e së cilës isha dhe unë, nuk arriti asnjë pikë serioze që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, që është me interes jetik për shqiptarët e Maqedonisë. Kurse tani për fat të keq BDI vjen me 18 deputet, me një legjitimitet të theksuar nga elektorati shqiptare futet në koalicion pa kurrëfarë kushtesh. E tërë kjo në hije vetvetiu trumbeton se ka marrëveshje, por në fakt marrëveshjet janë inegzistentë. Shikuar në praktik asnjëherë nuk bëhet e qartë cila është agjenda me të cilën partitë politike hyjnë në qeveri. Cilat janë ato interesa për të cilat do të përcaktohen për t`i realizuar dhe cili është afati i tyre i realizimit.

    Zoti Rexhepi aktualisht në Maqedoni mbizotëron një stabilitet në aspektin e sigurisë megjithatë herë pas here në viset e banuara me shumicë të popullatës shqiptare ka incidente. Çka do të thotë kjo ?

    Për fat të keq ka patur ndoshta para luftës më pak incidente, por pas luftës së 2001 e në vazhdim ndiqen ish-ushtaret e UÇK-së. Dhe zyrtarisht ata gjithmonë dalin fajtorë duke i etiketuar se bëjnë aktivitete kriminale, duke i njollosur me të zeza të tjera, por e vërteta është krejtësisht tjetër. Ata nuk kanë mbrojtje nga faktori politik shqiptarë ngase ata, pra ish pjesëtarët e UÇK, thënë kushtimisht janë mbrojtje e çështjes kombëtare kundrejt politikës maqedonase. Por njëherit janë dhe pengese për lidershipin politik shqiptarë të cilët jo rrallë herë interesat partiakë grupore dhe individuale i vendosin para atyre kombëtare duke përfituar nga sakrifica dhe vlerat e luftës së 2001.

    Për fat të keq kategoria e këtyre njerëzve dhe familjeve të tyre ende shfrytëzohen dhe në emër të tyre ende grumbullohen vota duke mbajtur kështu peng statutin e kësaj kategorie. Fakti është se para ca viteve forcat e sigurisë maqedonase pjesëmarrëse në konfliktin e armatosur të 2001, përmes një ligji kanë arritur të sigurojnë shumë privilegje që nga sigurimi i pensionit, shkollimin e fëmijëve si dhe sigurimin e shtëpive nga ana e shtetit. Ndërkaq subjektet politike shqiptare nuk arritën që brenda këtyre 7 viteve të zgjidhin statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe për fat të keq kam bindjen se kjo çështje do të jetë një nga letrat kryesore për të përfituar besimin e elektoratit gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas do të lihen në harresë.

    Dhe një pyetje të fundit, ju nuk bëni pjesë në asnjë nga subjektet politike shqiptare që veprojnë në Maqedoni, veproni si deputet i pavarur mendoni se do ishte më e vlefshme krijimi i një partie të re politike nga Ju ?

    Keni një ide të këtillë?

    Këto ide tani kanë shpërthyer. Është z.Rufi Osmani si kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit i cili ka paralajmëruar se menjëherë pas zgjedhjeve do të dalë me parti të re. Dhe është z.Imer Selmani që është shkëputur nga PDSH. Ai drejton tashmë një parti politike që vepron në bazë të një platforme të qartë, të definuar politike e cila garon në zgjedhjet vendore dhe ato presidenciale. Pra, këta janë si alternativa dhe do te shohim se çfarë do të ofrojnë para elektoratit. Për mendimin tim dy subjektet politike kryesore PDSH dhe BDI kanë rënë nga provimi ngase që nga 2001 që të dy këta subjekte politike nga dy herë kanë qenë pjesë e pushtetit dhe nuk kanë ndryshuar në asnjë mënyrë statutin e shqiptarëve të Maqedonisë. Ndonëse mund të dukem shumë kritik, por ky është realiteti. Partitë politike kur janë në opozitë shprehen realisht për gjendjen politike të shqiptareve të Maqedonisë, por kur ata bëhen pjesë e pushtetit heshtin.

    Ju ku e shihni veten, në ndonjërën nga këto partitë e reja apo në një parti e cila sëshpejti do të krijohet nga Ju?

    Unë kam mundur të krijoj parti dhe të jem faktorë pas vitit 2001. Menjëherë pas përfundimit të luftës, por nuk kam pasur ambicie, pretendime dhe as qëllime të këtilla, ngase është shumë e rendë në politikë sesa në luftë. Ndoshta do t`i bashkangjitem ndonjë subjekti politik që do ketë strategji konkrete për realizimin e çështjeve të hapura të shqiptarëve të Maqedonisë. Por këtë do ta bëj pasi të jem këshilluar me popullatën e zonës që më ka zgjedhur deputet. Ndryshe tani për tani do të veproj si deputet i pavarur.


    Ina
    Sui generis

  8. #628
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi: Vetëm integrimi në NATO shpëton Maqedoninë

    Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka ripërsëritur edhe njëherë deklaratën e tij në Tearcë gjatë një tubimi para banorëve të kësaj zonë duke thënë se Maqedonia pas zgjedhjeve ka vetëm dy rrugë : ajo e shkatërrimit dhe ajo drejt NATO-së. “Strukturat e shtetit gjithnjë kanë investuar që shqiptarët t`i paraqesin si fajtorë të parregullsive zgjedhore, kurse gjatë takimeve të fundit me diplomat të huaj kam tentuar, dhe kam arritur t`i bindi ata se shërbimet sekrete dhe akademia e shkencave të Maqedonisë gjithnjë dëshirojnë që të gjejnë një parti shqiptare që do të jetë dorë e zgjatur e tyre, ndërsa ne si PDSH jemi e vetmja forcë politike që i kundërvihet kësaj politike antishqiptare dhe anti NATO”, theksoi kryetari i PDSH-së Thaçi.

    Sipas tij, vetë forma e pjesëmarrjes së partisë shqiptare në pushtet tregon se ka shkaktuar huti edhe tek votuesit e saj, pasi që siç deklaroi ai, ata nuk votuan për kishë në mes të Tetovës, ata nuk votuan që familjet e dëshmorëve para të cilët ata paraqiten si çlirimtarë të përkrahin politikën antishqiptare të Ivanovit, VMRO-DPMNE-së dhe Gruevskit.


    (INA)
    Sui generis

  9. #629
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Favorizohet Maqedonia Lindore

    Hajrie AZEMI

    Shkup, 6 mars - Arsimi shqip në Maqedoni ballafaqohet me një varg problemesh, duke filluar nga mungesa e objekteve dhe pajisjeve shkollore, efikasiteti i ulët në mësim, përqindja e nxënësve që nuk e përfundojnë arsimin e detyrueshëm, programet mësimore nuk janë në harmoni me fuqitë psikike-fizike të nxënësve, ndërsa ora ka mbetur ajo orë që e dha Komenski që në shekullin e XVII... Këto probleme që ngufasin arsimin shqip u prezantuan ditën e enjte në Simpoziumin e parë shkencor me temë "Sfidat e arsimit në Maqedoni", me rastin e Ditës së mësuesit të organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë "Naim Frashëri", në bashkëpunim me Komunën e Çairit.

    Pedagogë, profesorë të USHT-së dhe UEJL-së, mësimdhënës e defektolog ishin të mendimit se në praktikë, nuk funksionojnë reformat. Shkollat rurale mbi 70 për qind, thanë të pranishmit, nuk posedojnë nyje sanitare, si dhe mjete të tjera shkollore, si banka, karrige, rrjet kompjuterik...

    Me këtë rast, pedagogu Avzi Mustafa është shprehur se në bazë të Ligjit të tanishëm, në Maqedoninë Lindore shumë shkolla punojnë me një numër të vogël nxënës edhe atë me 2 ose 3 nxënës, ndërsa në Maqedoninë Perëndimore, klasat e sidomos ato në arsimin e mesëm, funksionojnë me 35 ose 40 nxënës. Shumica e shkollave shqipe, thotë Mustafa, punojnë me dy e më shumë ndërrime, ndërsa nxënësit në shtëpi kthehen në orët e vona të mbrëmjes. Mustafa thekson se reformat arsimore në praktik nuk funksionojnë, ndërsa për mosrealizimin e saj, një pjesë e fajit u mbetet universiteteve dhe byrove. "E gjithë reforma, nëse mundemi të themi se kemi ndonjë reformë, mbetet vetëm në nivel 'kozmetik'. Këtë e them sepse nuk ka ende kritere. Çdo kush mund të mbaroj ndonjë shkollë ose fakultet, por përsëri mbetet injorant. Sot njeriu i 'arsimuar', i cili nuk dinë për Big Bengun ose automekaniku që nuk din për alternatorin, ndërsa posedon diplomë, paraprakisht është i paarsimuar", theksoi Mustafa, duke kërkuar formimin e një Këshilli nacional me ekspertë nga lëmia e arsimit. Ai përmend edhe mospajtimet ndërmjet kuadrit të vjetër dhe arsimtarëve të rinj.

    Ndërkohë, magjistri i defektologjisë, Bunjamin Memeti, ka thënë se duhet të formohen Komisione për nxënësit me probleme të veçanta, të cilët në mënyrë serioze do të merren me problemet që ballafaqohet kjo kategori nxënësish.
    Ndryshe, Simpoziumit shkencor i janë drejtuar edhe profesor Tahir Zajazi, Ajshe Selmani, Ibrahim Krosi dhe të tjerë.
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  10. #630
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet e lira përmirësojnë imazhin e Maqedonisë

    Shefi i misionit të OSBE-ODIHR, Piter Ajker e ka informuar presidentin e Maqedonisë për aktivitetet e kësaj organizate në promovimin e principeve të demokracisë, shtetit ligjor, tolerancës dhe për të drejtat e njeriut, më qëllimin që zgjedhjeve e 22 marsit të lira dhe të rregullta

    Shefi i misionit të OSBE-ODIHR, Piter Ajker, ka theksuar se pas incidenteve që kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve të kaluara, zgjedhjet e ardhshme janë tepër të rëndësishme për përmirësimin e imazhit të vendit para bashkësisë ndërkombëtare.

    Ndërkaq në këtë takim presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski pas një takimi me shefin e misionit ODIHR, Piter Ajker, theksoi se shpreson që zgjedhjet e 22 marsit do të kalojnë në atmosferë të qetë dhe pa incidente.

    (INA)
    Sui generis

  11. #631
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hoxha: Mision për kthimin e pasurive të shqiptarëve

    Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi gjatë takimit me banorët e Kamjanit ka dhënë edhe njëherë vlerësimin e tij se NATO dhe BE janë e vetmja alternativë e këtij shteti , ndërsa rrugë tjetër sipas kreut të partisë më të madhe opozitare shqiptare nuk ka. Ai ka theksuar se maqedonasit janë vetë ata që po e rrënojnë dhe shkatërrojnë shtetin.

    "Të gjithë ata që mundohen ta fshehin të vërtetën vetëm duan të na hedhin hi syve që mos ta shohim bashkarisht se cila është e vërteta. E Vërteta është shumë e qartë dhe e saktë, Maqedonia shumë shpejt, o do të shkojë drejt rrugës së NATO-s, ose do të shkojë drejt shkatërrimit. Jo vetëm se për shkak nuk do të shkojë drejt rrugës së NATO-s, por për shkak se asnjëherë me seriozitet nuk i ka marrë problemet e shqiptarëve në Maqedoni.”, ka theksuar Thaçi.

    Kryetari i PDSH-së ka tërhequr vërejtjen për evitimin e incidenteve, që sipas tij janë skenarë të strukturave shtetërore që më pastaj i vishen shqiptarëve.

    Thaçi ka shprehur kritika të ashpra në adresë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

    “Gjatë nëntë muaj qeverisje të partisë tjetër në pushtet ajo nuk e hapi gojën për përdorimin e flamurit kombëtar, ndërsa pa asnjë turp sjell një ligj ku pedagogët orët e mësimit duhet t`I shënojnë në fillim në gjuhën maqedonase pastaj në gjuhën shqipe, dhe e tërë kjo na kthen në vitin 1981 ku na arrestoheshin arsimtarët shqiptarë”, theksoi Thaçi. Ai më tej duke komentuar moton e BDI-së tha se ajo moto është “Nuk punojmë kemi vdekur”.

    E pranishme në këtë tubim të PDSH-së me banorë të asaj zone atje ishte edhe kandidatja për kryetare shteti nga radhët e PDSH-së Mirushe Hoxha, e cila ka theksuar se do të angazhohej që të gjithë pasurinë e marrë nga shantazhimi në kohën e ish Jugosllavisë që t`ua kthej shqiptarëve të Maqedonisë.

    “Kjo problematikë deri më sot nuk është përmendur nga asnjë parti politike dhe ato janë mijëra dollarë ndoshta edhe më shumë”, theksoi kandidatja për president shteti Mirushe Hoxha.

    Zemri Hasani, kandidat i PDSH-së për kryetar komune ka konfirmuar se nëse merr kreun e kësaj komune do të fokusohet më shumë në investimet në infrastrukturën e komunës kthimin e sigurisë në atje, zhvillimin ekonomik dhe projekte të tjera.


    (INA)
    Sui generis

  12. #632
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Swedmilk filloi shlyerjen e borxheve, fermerët të pakënaqur

    Ende e pasigurt pagesa e borxheve për të gjithë fermerët, që kanë për t’i marrë të hollat e mbetura nga qumështorja Swedmilk. Sonte disa nga fermerët morën njoftimin se kanë të holla në xhiro-llogaritë e tyre, por nuk janë të kënaqur nga ajo që u është paguar. Fermerët pasi që kanë parë vërtetimin e pagesës, thonë se pronari i ri e ka thyer marrëveshjen e arritur para dy ditësh me përfaqësuesit e Qeverisë.
    Nga kompania Swedmilk thonë se pagesat janë vonuar për shkak se rreth 700 mijë euro, të cilat kanë arritur nga jashtë, janë vonuar, prandaj bankat nuk kanë arritur ta kryejnë transferimin e të hollave nga llogaria e kompanisë. Nga kjo kompani njoftojnë se ditëve të ardhshme, në mënyrë të vazhdueshme do të kryhet pagesa e borxheve të mbetura edhe për muajt e kaluar.

    Alsat
    Sui generis

  13. #633
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nuk ka zvogëlim të deficitit të jashtëm të Maqedonisë

    Deficiti i jashtëm tregtar i Maqedonisë vazhdon të qëndrojë akoma i lartë. Vetëm në muajin janar deficiti i shkëmbimit të jashtëm tregtar arriti rreth 200 milion dollarë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave gjatë janarit janë eksportuar mallra në vlerë prej 150 milion dollarë amerikan, ndërsa janë importuar mallra në vlerë prej 347 milion dollarë, me një deficit prej 197 milion dollarë. Edhe vëllimi i përgjithshëm i shkëmbimit ka shënuar rënie prej për 27.1 % në krahasim me muajin janar të vitit të kaluar. Edhe më tej më së shumti është eksportuar naftë e papërpunuar, energji elektrike dhe automjete, ndërsa janë eksportuar produkte të tekstilit, vajra motorik, hekur, verë dhe feronikël. Mallrat më së shumti janë shitur në tregun e BE-së, 63 %, dhe rreth 32 % në vendet e Ballkanit. Maqedonia ka importuar 45 % të mallrave nga BE-ja, ndërsa nga Ballkani dhe vendet në zhvillim 28.5 %. Vendi ynë edhe më tej më së shumti tregton me Gjermaninë, Italinë, Greqinë, Rusinë dhe Serbinë, ndër të cilat me Gjermaninë dhe Serbinë ka shënuar suficit në shkëmbimin tregtar.
    Muaji Janar ka shënuar ekspansion të vërtetë në sektorin e ndërtimtarisë, janë miratuar 236 leje ndërtimi në tërë Maqedoninë, që është për 22.3 % më shumë se periudha e njëjtë vitin e kaluar. Edhe vlera e investimeve krahasuar me muajin janar të vitit 2008 është rritur për 73.7 %. Pjesa më e madhe e këtyre ndërtimeve janë ndërtesa banimi.

    Alsat
    Sui generis

  14. #634
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    7 Marsi- Dita e mësuesit në Maqedoni

    Në ditën e arsimit shumica e shkollave kanë përgatitur program të pasur artistik me recital kushtuar gjithë pishtarëve të parë të arsimit, por ka vende të cilat nuk e kanë gjënë më të domosdoshme- shkollën.

    Me aktivitete të ndryshme kulturore edhe në Maqedoni ka filluar të festohet 7 Marsi - Dita e Mësuesit.Edhe pse gjendja jo e mirë materiale i preokupon mësimdhënësit në vendin tonë, ata gjejnë vullnet që të jenë të përkushtuar për shkollimin e gjeneratave të ardhshme. Në ditën e arsimit shumica e shkolla kanë përgatitur program të pasur artistik me recital kushtuar gjithë pishtarëve të parë të arsimit, por ka vende të cilat nuk e kanë gjënë më të domosdoshme- shkollën. Rast i veçantë është Fshati Siniçan disa kilometra larg Tetovës, dhe është i vetmi ndoshta në komunën e Bogovinës që nuk ka akoma një shkollë fillore. Kanë mbetur deri tani disa tentime dhe nisma që kanë përfunduar pa rezultate konkrete, por sërish rezultatet nuk kanë dhënë favore që ky projekt të realizohet më në fund edhe pse nga ana e Komunës së Bogovinës, aktualisht është përgatitur plani detal urbanistik, projekti dhe njëkohësisht është dhënë leje për ndërtimin e objektit të shkollës fillore. Me këtë projekt komuna ka konkurruar në IPA fondet, ku janë të paraparë mjete për arsim.
    Përfaqësues të kësaj komune kanë thënë se nga ana e autoriteteve të komunës është caktuar lokacioni ku do të ndërtohet objekti i shkollës dhe ai ndodhet në afërsi të fushës së futbollit, e cila ndan këtë fshat nga Bogovina. Sektori për arsim i Komunës së Bogovinës me këtë projekt ka konkurruar në fondet IPA dhe pritet që kjo të realizohet këtë vit. Realizimi i këtij projekti mund të zgjasë, pasi janë mjete që do t'i sigurojë Ministria e Arsimit. Mësidhënësit shqiptar theksojnë se edhe pse zhvillojnë arsimin, kulturën dhe dinjitetin e kombit shqiptar ata nuk po e gëzojnë respektin e merituar në shoqëri.

    (INA)
    Sui generis

  15. #635
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    IFIMES: Për shqiptarët më të rëndësishme janë zgjedhjet lokale

    Për shqiptarët e Maqedonisë më të rëndësishme janë zgjedhjet lokale nga ato presidenciale, thuhet në një analizë të Institutit Ndërkombëtar slloven për Studime të Lindjes së Mesme nga Lubjana -IFIMES. Sipas kësaj analize, beteja kryesore në zgjedhjet lokale për partitë politike shqiptare do të zhvillohet në Tetovë, Gostivar dhe komunën e Shkupit, Çair. Duke cituar vlerësimet e analistëve, IFIMES, pohon se BDI sërish do të jetë fitues i zgjedhjeve sikur edhe para katër vjetëve. PDSH është e dobësuar, ndërsa Demokracia e Re ende nuk është profilizuar dhe në aspektin organizativ nuk është e fuqishme për t'i bërë ballë BDI-së, thuhet në këtë analizë. Me interes për këto zgjedhje lokale është kandidatura e ish-prefektit të popullarizuar të Gostivarit Rufi Osmani, i cili përballë do të ketë prefektin aktual nga radhët e BDI-së Nevzat Bejtën dhe kandidatin më pak të njohur Gazmend Aliu. Sipas vlerësimeve të institutit IFIMES, kandidatura e Rufi Osmanit seriozisht sfidon pozicionin e prefektit aktual Bejta. Ndërkaq për Tetovën ky institut slloven pohon se situata është e paqartë. Nuk dihet nëse prefekt aktual i Tetovës Hazbi Lika (BDI) do të marrë mandatin e dytë apo kjo do t'i takojë kandidatit të PDSH Sadi Bexheti, rektor aktual i Universitetit të Tetovës.

    /qik/
    Sui generis

  16. #636
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia të thelloj bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë

    Kandidatja presidenciale e PDSH-së, Mirushe Hoxha deklaroi se Maqedonia ka nevojë të thelloj bashkëpunimin në planin ekonomik me Shqipërinë dhe Kosovën, sepse me këto shtete nuk ka probleme të pazgjidhura.

    “ Nuk i kushtohet kujdes bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë dhe Kosovën. Me këto shtete fqinje Maqedonia mund të realizoj një bashkëpunim të frytshëm ekonomik sepse nuk ka probleme ose konteste të pazgjidhura”, theksoi kandidatja presidenciale Mirushe Hoxha në një tubim me qytetarët Poroit. Ajo deklaroi se do të punoj që shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në diasporë tu mundësohen kushte të mira për të investuar në Maqedoni.

    (INA)
    Sui generis

  17. #637
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi uron arsimtarët

    Me rastin e “7 Marsit“ ditës së arsimit shqip, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi, shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për të gjithë arsimtarët, pedagogët dhe profesorët shqiptarë.

    Ju që gjithmonë dinit dhe dini që të mbjellni dritë mbi arsimin shqip këtu në Maqedoni dhe kudo tjetër, jeni dhe do të mbeteni elita më e çmuar dhe më e respektuar e kombit tonë.

    Vlera, dinjiteti dhe krenaria e kombit shqiptar janë atribute që ju takojnë vetëm juve, sepse të arriturat që ne sot i gëzojmë në sferën e arsimit dhe të civilizimit mbarëkombëtar, janë fryti i punës suaj të palodhshme dhe me shumë përkushtim që keni bërë për breza të tërë të rinisë shqiptare.

    Edhe njëherë Ju dëshiroj shëndet dhe përkushtim edhe më të madh për të ardhmen e arsimit shqiptar, për një të ardhme më të ndritur të kombit tonë, e ardhme kjo që do të na bashkojë me të gjithë popujt e civilizuar të Evropës dhe mbarë civilizimit botëror.

    PDSH
    Sui generis

  18. #638
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Prof.Dr. Mirushe Hoxha mban leksion politik kandidatëve, Selmani u serviloset maqedonasve

    Në bazë të gazetës më me tirazh në Maqedoni në gjuhën maqedone e datës 5 Mars 2009, në analizën e tyre pranojnë se kandidatja e PDSH-së Prof. Dr. Mirushe Hoxha u mbajti një ligjëratë politike se si ndërtohen tezat politike të gjithë kandidatëve për President të Maqedonisë, Gjorgje Ivanovit, Ljubomir Frçkovskit, Nano Ruzhinit, Agron Buxhakut dhe Imer Selmanit.

    Në mes tjerash në gazetë thuhet se paraqitja e Prof. Dr Mirushe Hoxha - kandidate e PDSH-së, si e vetmja zonjë në mesin e kandidatëve për President kishte mendime të rrjedhshme dhe të pastra politike. Ndërsa për kandidatin Imer Selmani, e përditshmja "Dnevnik" thotë se për atë janë shumë të rëndësishëm votuesit maqedonas, duke mos përmendur aspak pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, vetëm e vetëm të bëhet simpatik për maqedonasit. Ndërsa Buxhaku i BDI-së, e përditshmja"Dnevnik" thekson se siç duket ai është i dalur nga arhiva me një paraqitje të zbehtë, nuk e kishte të qartë se pse ka dalë për kandidat, pasiqë Kryetari i tij, Ali Ahmeti, votat i drejton nga Gjorgje Ivanovi.
    Në nëntitullin e kësaj të përditshme maqedonase për Buxhakun e BDI-së thuhet se ka qenë "shkronjë pa zë", ndërsa për Imer Selmani edhe vetë analistët e kësaj gazete konstatojnë se ishte servilosje e tepërt e tij kundrejt maqedonasve për të cilët edhe njëherë përdëftohen argumentet e PDSH-së se Imer Selmani është projekt maqedonas dhe si i tillë vetë maqedonasit do ta hedhin në pleh në momentin kur nuk do të ju nevojitet, gjë për të cilën sinjalet e para janë prej tani.

    PDSH
    Sui generis

  19. #639
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia të thelloj bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë

    Kandidatja presidenciale e PDSH-së, Mirushe Hoxha deklaroi se Maqedonia ka nevojë të thelloj bashkëpunimin në planin ekonomik me Shqipërinë dhe Kosovën, sepse me këto shtete nuk ka probleme të pazgjidhura.

    “ Nuk i kushtohet kujdes bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë dhe Kosovën. Me këto shtete fqinje Maqedonia mund të realizoj një bashkëpunim të frytshëm ekonomik sepse nuk ka probleme ose konteste të pazgjidhura”, theksoi kandidatja presidenciale Mirushe Hoxha në një tubim me qytetarët Poroit. Ajo deklaroi se do të punoj që shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në diasporë tu mundësohen kushte të mira për të investuar në Maqedoni.

    (INA)
    Sui generis

  20. #640
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Nënë, ty të diskriminojnë e të nënçmojnë

    Letër proteste me rastin e 8 Marsit

    E shtunë, 07 Mars 2009 21:13

    Shkruan: Zekerija Ibrahimi, Shkup

    Nëna ime, ty të kanë diskriminuar e nënçmuar. Barku jot është shpallë i keq, e ti duhet të ndëshkohesh, ndërsa barku i nënave sllave është shpallë i mirë dhe duhet të shpërblehet. E keqja është se bashkë me ata kësaj radhe ishin edhe tanët. Turp u qoftë të gjithëve!

    Nëna ime, sot kur në pjesën më të madhe të botës gratë mblidhen e protestojnë për të drejtat e tyre, ndërsa në vendin tonë ato mblidhen e festojnë, e ti nuk merresh më as me të parat e as me të dytat, unë po ta shkruaj një letër për t'i bërë një retrospektivë kohës kur ti ishe nëna ime dhe kohës kur ti tash je bërë gjyshe.

    Nëna ime, ndonëse kam qenë fare i njomë, thjesht një kalama, unë i mbaj mend mirë ato vite të fundit të komunizmit pas '81-shit kur neve na nëpërkëmbej nderi. Ishte ajo kohë kur ti me bonat e verdhë, që babës tonë ia jepnin në punë, prisje rend në dyqan për t'i blerë dy litra vaj, pak qumësht, ndonjë detergjent e ndonjë kile sheqer, se për tjetër s'mbetej gjë.

    Megjithatë më e keqja se kjo vijoi më pas. Unë edhe sot e kujtoj me dhimbje kohën kur ty t'u kufizua e drejta për të pasur më shumë se tre fëmijë dhe kjo atëbotë u bë me ligj. Më kujtohen atëherë bisedat që i bëje ti me babanë se sa keq po bëhet për ato nëna që i kishin nga katër e më shumë fëmijë. (Ne, për fat, ishim vetëm tre!) Ata prindër nuk do të merrnin shtesa për ata fëmijë. E të mos marrësh atëbotë shtesa për fëmijë ishte keq, se ishte kohë fukarallëku. Pa to, pastaj, as në shkollë nuk ta jepnin mensën. Vërtet ishte keq. E mua në klasën time, si më zavrak që isha, arsimtari më kishte caktuar që unë t'ua sjellë mensën në klasë shokëve e shoqeve të mia. E kur vija më atë shportën e madhe në dorë, i dija më saktë se kush janë të katërtin a të pestët, të cilëve nuk u binte mensa. E derisa në përtypeshim në pushimin e gjatë, ata, të katërtit e të pestit, na shikonin si të zënë në faj që Zoti nuk i kishte krijuar të dytët ose të parët. Ishin skena të dhimbshme ato.

    Pastaj, nëna ime, fëmijëve të katërt e të pestë nuk u binte as të marrin vaksina. Ata thjesht ishin lënë në dorë të Zotit: po qe se kishin ymër, jetonin. Në të kundërtën ishin të dënuar të vdesin nga sëmundjet.
    Eh, nëna ime, si m'u kujtua edhe një moment me ato vaksinat! Kam qenë po ashtu në shkollë fillore kur u përhap fjala se po vijnë të na japin vaksina që kur të rritemi të mbetemi sterilë. Dhe, derisa mjekët matelbardhë hynin për dere, ne kërcenim jashtë për dritare për të ikur që mos të marrim vaksina steriliteti. Eh, nëna ime, pushtet i poshtër ka qenë!

    Nënë, e di se nënat e fqinjëve tanë, që kishin më shumë se tre fëmijë, ndiheshin keq sa herë që vinte muhabeti i fëmijëve, ngase pikërisht më të voglit e tyre i kishin të privuar nga kënaqësitë fëmijërore. Se ashtu kishte urdhëruar shteti – se shqiptarët shumë po shtoheshin e duhej gjetur ndonjë mekanizëm që kështu ta pengonin këtë shtim që në të ardhmen mund t'i bënte problem pushtetit. Unë e kuptoja se ky ishte një turp që na e kishin varë në qafë, ngase prindërve tanë ua kufizonin edhe raportet bashkëshortore me arsyen e vetme se ata nuk ishin sllavë dhe, ta dish nëna ime, më vinte të plas për këtë, por s'kisha ç'të bëj.

    Më kujtohet pastaj, nënë, kur po në këtë frymë, duke dashur të të nxjerrin sa më pranë syve të tyre, ata erdhën e lagje më lagje na i prishën muret e na i prenë dyert, me të vetmin qëllim që ta zbulojnë nderin tënd. Vërtet ishte e padurueshme ajo. Atëbotë thuaja çdo mbrëmje në shtëpinë tonë do të bëhej muhabeti si t'i bëjmë vesikat e të ikim në Turqi, se këtu nuk kishte më jetë për ne. Por, kaloi....

    Eh, nënë, shyqyr Zotit që kaloi ajo kohë e kurrë mos u ktheftë më.

    Dhe tani, nëna ime, tani kur u bënë rreth 20 vite që e kemi lënë pas atë kohë të errët, pushteti prapë po të diskriminon ty. Prapë, tashmë në fytyrën e nipave, janë ngjallë ata që atëherë ta kufizonin barkun ty, por kësaj radhe edhe më keq. Tash, kur shqiptarët me një rezistencë të armatosur në 2001-shin sikur e kthyen një çikë krenarie, ata tjerët për të na bindur se megjithatë ne do të shtohemi aq sa duan ata, edhe kësaj radhe sollën një ligj që nënën sllave e shpallën nënë të mirë, nënë që duhet të lindë, nënë që duhet të paguhet pse lindë, nëna që ka bark engjëllor dhe ne te gjithë taksapaguesit e këtij shteti do të duhet ta shpërblejmë barkun e saj, ndërsa ty, nëna ime, prapë të nëpërkëmbën. Ty prapë të lanë aty ku ishe. Ti duhet të vazhdosh të lindësh krejt në hesapin tënd.

    Shyqyr Zotit që ti tash nuk lindë më! Ndonëse ma merr mendja se ti edhe si gjyshe do të doje ta shohësh plot shtëpinë, por ata ta kufizojnë edhe atë dëshirë, nënë.

    Nënë ime e dashur, unë e di se ti nuk e di si quhet ky fenomen në sociologji, se nuk e di as çfarë është sociologjia, por unë po ta shpjegoj me llafet tona. Kësaj pune i thonë racizëm. Këtë e ka bërë vetëm Hitleri, ai kasapi i Luftës së Dytë Botërore, i cili i shpalli racë të shenjtë gjermanët e tij. Kjo do të thotë se të gjithë që në vendin tonë nuk flasin maqedonisht (si thua ti: shkenisht), që nuk janë sllavë (si i quan ti: shkje), do të jenë të privuar nga shteti për fëmijët e tyre. U bë më keq se në kohën kur ti ishe nënë, e dashura nëna ime: atëherë ta kufizonin barkun, ndërsa sot ne fëmijët tu, do të duhet të paguajmë për barkun e nënave sllave.

    Eh, nëna ime, kështu na e bën Kolja i Prilepit sot. Kësaj radhe, fatkeqësisht, bashkë me shqiptarët tanë që e hedhin fajin se jo ligji u përgatit në kohën e PDSH-së, jo e miratoi BDI-ja, e pallavra të tjera të këtilla që pas këtij poshtërimi për ne nuk janë më me rëndësi.

    Nëna ime, unë edhe një gjë s'mund ta kuptoj: ne kemi edhe nëna shqiptare në Parlament që e lejuan këtë turp. Ndonëse aty disa janë vetëm manekine e disa dalin në TV vetëm kur dikush i korrupton dhe ato tregojnë se nuk e shesin veten aq lirë, se pushteti u sjell më shumë privilegje se shumat e korrupsionit, megjithatë vërtet më ka ra keq që edhe disa që i kam konsideruar intelektuale të formuara, që janë edhe nëna, sesi ato e kanë lejuar këtë turp.

    Por, sidoqoftë nëna ime, ty të kanë diskriminuar e nënçmuar. Barku jot është shpallë i keq, e ti duhet të ndëshkohesh, ndërsa barku i nënave sllave është shpallë i mirë dhe duhet të shpërblehet. E keqja është se bashkë me ata kësaj radhe ishin edhe tanët. Turp u qoftë të gjithëve!

    E meqë sot është dita botërore e grave, në vend të një buqete me lule për ty, le të jetë kjo letër si protestë në emër të të gjitha nënave shqiptare në Maqedoni që ky pushet po i diskriminon më keq se në komunizmin e ligë.


    -------------------------

    Kësaj proteste i bashkangjitem edhe unë - Modesti
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

Faqja 32 prej 55 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •